“Shqipëria me Ramën një Itali e vogël”, Besim Dina i “magjepsur” nga kryeministri: Edin e thërret sekretari i NATO-s “shoku im”

I ftuari i radhës në “Mirëmbrëma Yje” ka qenë një ndër figurat më të spikatura të ekranit në Kosovë, një njeri i cili asnjëherë nuk ka fshehur dashurinë për Shqipërinë dhe se gjithmonë t’i thotë gjërat “troç”, por të zbukuruara paska me nota humori ashtu si dhe ai di.
E kemi fjalën për Besim Dinan, aktori, shkrimtarin dhe prezantuesin e njohur! Në këtë puntatë të radhës, Dina ia ktheu “vizitën” Arbana Osmanit dhe u vendos përballë pyetjeve të kësaj të fundit.
Përpos jetës, “thashethemeve”, situatës politike në Kosovë, marrëdhënieve me të ftuarit por dhe me kolegët, ai nuk “shpëtoi” pa u pyetur as për kryeministrin Edi Rama! Për të kreu i qeverisë shqiptare është një nga liderët më të mirë që ka përfaqësuar Shqipërinë në Europë dhe më gjerë.
Ai theksoi se Shqipëria në këtë kontekst duhet si një Itali e vogël në botë dhe mënyra si Rama sillet me figura të rëndësishme ndërkombëtare, tregon një prezencë të fuqishme dhe të afirmuar të vendin në skenën globale.
Nga ana tjetër, për kryeministrin e Kosovës, ai shprehu rezervat e tij duke thënë se nuk është aq aktiv sa mund të ishte, ndonëse mundësitë që i janë dhënë kanë qenë të shumta.
Pjesë nga biseda:
Arbana Osmani: Për Edi Ramën çfarë mendon?
Besim Dina: Edi Rama..brenda nuk e di si është mendimi i popullit. Por përfaqësimi i Shqipërisë përmes Edi Ramës në Europë është më i miri ndonjëherë. Shqipëria është një Itali e vogël, në botë. Edin e pret sekretari i NATO-s e thotë ku është “shoku im”. E përfaqëson Shqipërinë shumë bukur. Brenda nuk e di.
Arbana Osmani: E kryeministri i Kosovës jo?
Dina: Në arenën ndërkombëtare, nuk e di pse nuk është shumë aktiv ai. Ka pasur mundësia edhe populli ka pasur shpresë se do të heqë korrupsionin, por ka vijuar korrupsioni. Nuk janë marrë disa gjëra, privatizimet, nuk u bë asgjë.