Sot do të festonte ditëlindjen e 70-të, Rama përkujton Adem Jasharin dhe i bën dedikimin e veçantë heroit të Kosovës

Teksa dita sotme shënon 113 vjetorin e Pavarësisë, 28 Nëntori është një datë e shënuar, pasi është ditëlindja e heroi legjendar të Kosovës, Adem Jashari, i cili këtë të premte do festonte 70-vjetorin.

Në lidhje me ditëlindjen e heroi Adem Jashari, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Adem Jasharit, është heroi që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare.

Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”, shkruan Rama në Facebook.

Back to top button