SPAK refuzon kërkesën e misionit monitorues të KiE për të takuar Erion Veliajn

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka refuzuar kërkesën e misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për të zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Delegacioni i KE qëndroi në Shqipëri nga 17 deri më 19 nëntor dhe kishte kërkuar të takonte Veliajn në ambientet e IEVP Durrës, ku ai ndodhet në paraburgim që prej shkurtit 2025, me qëllim informimin mbi situatën e tij. 

Ndërkohë, gjatë vizitës dyditore në Tiranë, misioni monitorues zhvilloi takime me disa institucione shtetërore, përfshirë Avokatin e Popullit dhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT