Tërmeti i fuqishëm godet vendin ku u takuan Trump dhe Putin, lëshohet paralajmërimi për cunam

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Alaskën këtë të enjte, ku është ngritur edhe alarmi për cunam.
Tërmeti kishte një magnitudë 6 ballë i Shkallës Rihter, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Ndërsa po ashtu u bëhet me dije se tërmeti kishte një thellësi prej 80 kiliometrash.
Deri më tani, nuk janë raportuar për viktima apo dëme materiale.
Kujtojmë që disa javë më parë në Alaska, u takuan presidenti i SHBA Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin, ku u diskutua për zgjidhjen e konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.