Trump i nervozuar me bisedimet, BE i “rrëzon” 28 pikat e paqes, tjetër propozim në tavolinë; A do të ruhet dinjiteti i Ukrainës?

Sot në Gjenevë u zhvillua një samit mes përfaqësueseve diplomatikë ukrainas, nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, me qëllim diskutimin e 38 pikave të paqes të hartuara nga Donald Trump për arritjne e një armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë.

Plani i Trump është kritikuar si favorizues i Rusisë, ndërsa Ukrainës, nëse do të pranojë, do i duhet të heqë dorë nga territore si Dontesku dhe Luhansku. Ndërkohë një tjetër pran i është paraqitur në tryezë nga evropianet ku mbrohen dhe interesat e Ukrainës.

Ndërkohë Trump reagoi i nervozuar në rrjete sociale, duke e cilësuar Ukrainën si mosmirënjohëse ndaj përpjekjeve të SHBA-ve për t’i dhënë fund konfliktit disavjeçar. Për Zelenskyn, të pranojë këtë propozim të Trump është çështje zgjedhje mes dinjitetit të Ukrainës dhe një aleati të rëndësishëm si Amerika.

Plani i propozuar nga BE:

Ndërprerja e luftimeve

1.         Përfundimi i luftës dhe marrëveshje për të garantuar që ajo të mos përsëritet, duke vendosur një bazë të përhershme për paqe dhe siguri afatgjatë.

2.         Të dyja palët në konflikt angazhohen për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar në ajër, tokë dhe det.

3.         Të dyja palët nisin menjëherë negociatat për zbatimin teknik të monitorimit të armëpushimit, me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane.

4.         Futet monitorimi ndërkombëtar i armëpushimit i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, nga partnerët e Ukrainës. Monitorimi do të jetë kryesisht në distancë, duke përdorur satelitë, dronë dhe mjete të tjera teknologjike, me një komponent fleksibël në terren për të hetuar shkeljet e dyshuara.

5.         Do të krijohet një mekanizëm përmes të cilit palët mund të paraqesin raportime të shkeljeve të armëpushimit, të hetojnë shkeljet dhe të diskutojnë masa korrigjuese.

Çështjet humanitare dhe masat e ndërtimit të besimit

6.         Rusia do të riatdhesojë pa kushte të gjithë fëmijët ukrainas të deportuar dhe të zhvendosur në mënyrë të paligjshme. Procesi do të mbështetet nga partnerët ndërkombëtarë.

7.         Palët në konflikt shkëmbejnë të gjithë të burgosurit e luftës (sipas parimit “të gjithë për të gjithë”). Rusia liron të gjithë të ndaluarit civilë.

8.         Pasi të garantohet mbajtja e armëpushimit, palët marrin masa për ndihmë humanitare, përfshirë vizitat e familjarëve përgjatë vijës së kontaktit.

Sovraniteti dhe garancitë e sigurisë

9.         Sovraniteti i Ukrainës respektohet dhe rikonfirmohet. Ukraina nuk detyrohet të mbetet neutrale.

10.       Ukraina merr garanci të forta sigurie, detyruese juridikisht, përfshirë edhe nga SHBA (marrëveshje e ngjashme me nenin 5 të NATO-s) për të parandaluar agresione të ardhshme.

11.       Nuk ka kufizime të vendosura mbi Forcat Mbrojtëse të Ukrainës dhe industrinë e mbrojtjes, përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar.

12.       Shtetet garantuese do të jenë një grupim ad hoc i vendeve evropiane dhe vendeve jashtë Evropës që janë të gatshme të marrin pjesë. Ukraina është e lirë të vendosë për praninë, armatimin dhe operacionet e forcave miqësore të ftuara nga qeveria ukrainase në territorin e saj.

13.       Anëtarësimi i Ukrainës në NATO varet nga konsensusi brenda Aleancës.

14.       Ukraina bëhet anëtare e BE-së.

15.       Ukraina është e gatshme të mbetet një shtet jo-bërthamor në kuadër të Traktatit për Mos-përhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).

Territori

16.       Çështjet territoriale do të diskutohen dhe zgjidhen pas një armëpushimi të plotë dhe të pakushtëzuar.

17.       Negociatat territoriale nisin nga linja aktuale e frontit.

18.       Pasi të jenë dakorduar çështjet territoriale, si Rusia ashtu edhe Ukraina angazhohen të mos i ndryshojnë ato me forcë.

19.       Ukraina rimerr kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhzhias (me përfshirjen e SHBA-së) dhe digës së Kakhovkës. Do të krijohet një mekanizëm për transferimin e kontrollit.

20.       Ukraina gëzon kalime të pakufizuara në lumin Dnipro dhe kontrollin e ngushticës së Kinburn-it.

Ekonomia, rimëkëmbja dhe reparacionet

21.       Ukraina dhe partnerët e saj zbatojnë një bashkëpunim ekonomik pa kufizime.

22.       Ukraina do të rindërtohet plotësisht dhe do të kompensohet financiarisht, përfshirë nga asetet sovrane ruse që do të mbeten të ngrira derisa Rusia të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara ndaj Ukrainës.

23.       Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë që prej vitit 2014 mund t’i nënshtrohen një lehtësimi gradual dhe të pjesshëm pas arritjes së një paqeje të qëndrueshme. Këto sanksione mund të rikthehen nëse shkelet marrëveshja e paqes.

Arkitektura e sigurisë evropiane

24.       Do të nisin bisedime të veçanta për Arkitekturën e Sigurisë Evropiane, ku do të përfshihen të gjitha shtetet e OSBE-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT