Vlora nën “pushtimin” e shirave të dendur, rritet niveli i detit dhe përmbyt Lungomaren

Reshjet e dendura të shiut kanë vijuar të shkaktojnë probleme në qytetin bregdetar të Vlorës.

Shëtitorja e njohur e Lungomares, e cila është një nga zonat më të frekuentuara nga turistët dhe vendasit, është përmbytur duke u kthyer në “det” të përzier me baltë.

Sipas një videoje të publikuar nga “Disidentët”, duket se një nga kanalet kulluese është bllokuar, çka ka bërë që balta të mbulojë edhe fushat sportive të shëtitores.

Reshjet me intensitet të lartë janë shkaku kryesor i kësaj situate, duke sjellë përzierjen e ujit të detit me baltë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT