6 orët e pengmarrjes së Gerond Meçes! 4 persona me uniformë të BKH dhe “Defender” të porositur nga Ergys Agasi, rrëfimi i biznesmenit për dosjen e AKSHI-t (E plotë)

Gerond Meçe, pronari i “Advanced Businnes Solution ABS” është marrë dhe mbajtur peng prej 6 orësh me urdhër të biznesmenit Ergys Agaçi më 12 gusht 2025. Arsyeja, Gerond Meçe duhej të tërhiqej menjëherë nga tenderat që kishte aplikuar tek AKSHI, të cilët ishin në interes të Agasit Ermal Beqirit. Të dy këta tashmë të shpallur në kërkim nga SPAK.

Meçe sqaron rrëmbimin e tij në një dëshmi të dhënë më 22 shtator, momente kur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kishte bashkuar episod për episod shkeljet e barazisë në tendera të kryera në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, të kupolës së AKSHI-t, duke filluar nga drejtoresha Mirlinda Karçanaj.

Ishte ora 10:30 kur Gerond Meçe del nga shtëpia e tij dhe e parkuar tek porta e priste një makinë luksoze “Defender” e zezë me fenelina policie. “Gerond Meçe” e thërret dikush, i cili zbriti nga automjeti. Personi në fjalë ishte i veshur me një uniformë blu dhe me një jelek portokalli ku shkruhej “BKH” (Byroja Kombëtare e Hetimit).

“Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”, i ka thënë personi në fjalë, për të cilin Meçe nuk dyshoi për asnjë tjetër skenar duke pranuar pa asnjë rezistencë të hipte në pjesën e pasme të makinës ku një tjetër person qëndronte i ulur.

6 orët e pengmarrjes së Gerond Meçes! 4 persona me

Momenti i rrembimit te Gerond Meces

Pas Gerond Meçes një tjetër person ulet në krahun e majtë, asnjëri prej tyre i maskuar. Detaji i parë që Meçe vuri re, ishte se dy personat ishin të veshur me xhinse të zeza, por bluza ishte si e policisë. Një tjetër person ishte i ulur në vendin e pasagjerit, ndërsa i maskuar ishte vetëm shoferi i automjetit.

“Dy personat që kanë qenë mbrapa me Gerondin (personi dy dhe personi tre) kanë qenë me tatuazhe, personi dy ka pasur tatuazh në pjesën e jashtme të dorës së djathte, midis gishtit të madh dhe gishtit tregues. Personi i tre, në parakrahun e dorës së majtë, komplet parakrahun tatuazh bardh e zi”, thuhet në dosjen e SPAK.

Pasi të gjithë futen në automjet, shoferi i maskuar u thotë “shokëve” të marrin 2 çantat që Gerond Meçe kishte futur në bagazhin e automjetit të tij. Më nëto momente, Meçe interesohet për ndonjë shkresë zyrtare të lëshuar për shoqërimin e tij në SPAK, por përgjigja që merr është se ai tashmë është një person i arrestuar. Dy personat pas tentojnë t’i vendosin prangat, moment kur biznesmeni dyshon se ata të jenë agjentë të BKH-së apo policë, pasi nuk dinin t’i vendosnin. “O çuna po unë nuk jam kriminel” u thotë Meçe personave në automjet.

Kërkesa tjetër e Meçes ishte për të njoftuar familjarët, e cila refuzohet dhe i thuhet se shkresa e kërkuar do t’i vihet në dispozicion në komisariat. Gerond Meçes i vendosin në kokë një kapuç të zi. “Çuna e mora vesh se çfarë jeni…unë jam në moshë dhe kam probleme me zemrën, kapuçi që kam në kokë më pengon frymëmarrjen”, u thotë ai.

Ata vendosin t’i heqin kapuçin, por gjatë rrugës kokën ia mbajnë të ulur për të mos kuptuar rrugën drejt destinacionit. Për të arritur në Elbasan, pengmarrësit ndoqën rrugën e Kërrabës.

Ata i kërkojnë passëordin e telefonit, por Gerond Meçe refuzon t’ia japë dhe ata i shtërngojnë prangat në shenjë kërcënimi. Në orën 11:20, ata mbërrijnë në fshatin Gracen kur dhe e nxjerrin nga automjeti.

Duke refuzuar të japë passëordin e telefonit, Gerond Meçe qëllohet me shpullë nga shoferi i maskuar. Ata marrin telefonin dhe me shenjën e gishtit të tij e hapin dhe e vendosin në ‘airplane mode’. Telefoni i biznesmenit nuk kishte pushuar së rëni gjatë gjithë rrugës.

6 orët e pengmarrjes së Gerond Meçes! 4 persona me

“Ne po të kërkojmë të bashkëpunosh, jo si me passëord-in, se në të kundërt ke plumbin në kokë”, i thotë njeri prej të pengmarrësve që në makinë kishte ndenjur në vendin e pasagjerit, teksa i tregonte armën që kishte në brez.

“Do bashkëpunosh apo si e ke?”, i thotë një tjetër prej tyre teksa në dorë kishte armën duk futur e nxjerr karikatorin.

Pengmarrësi që komunikoni fillimisht me Gerond Meçen, shkon tek automjeti, merr një letër ku të afishuara ishin tenderat që biznemeni kishte ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Ata e pyesin “E njeh këtë letër“? Fillimisht i thotë jo por e kupton se për çfarë bëhet fjalë.

“Janë tendera që ti ke ankimuar dhe duhet të tërhiqesh, nuk kemi punë me lekët e tua, i gëzofsh ato”, i thonë pengmarrësit.

“Nuk behet kështu kjo punë, sepse edhe po u be, u prish pune me shume juve sesa mua“, i përgjigjet ai.

Në këto kushte Gerond Meçe tregon se u përpoq që t’i mbushte mendjen se një tërheqje në këto momente nga tenderat ishte e pamundur pasi nuk ishte administratori. Ai ka telefonuar Shkëlqim Kërlukun, administrator i kompanisë “ABS” dhe se në ato momente një tjetër automjet i afrohet. Meçe është futur në automjet pasi i dhanë telefonin dhe e lejuan që të komunikonte me familjarët.

Pas rreth 1 ore, ata futen përsëri në makinë në pozicionet fillestare dhe pas 6 orësh, pengmarrësit vendosin të lirojnë biznesmenin në afërsi të Bradasheshit duke i lënë si porosi: “Nuk dua probleme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, në të kundër do të vrasim ty, grua, motër, nënë. Se baba ti nuk ke”.

Meçe thotë se e nuk bëri sepse nëndrejtori i policisë së Tiranës Erion Ismaili, kohë më parë, nëpërmjet një personi që thotë se nuk i kujtohet, i kishte kërkuar të qëndronte sa më larg nga AKSHI-i. Ai i ka vënë në dispozicion SPAK-ut pamjet e kamerave të sigurisë të banesës së tij që kanë filmuar skenën në disa këndë. Gjithashtu kjo dëshmi vërtetohet dhe nga një bisedë e e shkëmbyer me Shkëlqim Kërlukun gjetur nga kontrolli i bënë telefonit të këtij të fundit. Në bisedë flitet për 7 tendera shoqëruar me mesazhin “duhet me u tërhek nga AKSHI”.

6 orët e pengmarrjes së Gerond Meçes! 4 persona me

Back to top button
LAJMET E FUNDIT