“Ahmetaj s’është tigër, Balluku burrneshë”, Gjergj Luca “skanon” dy zv.kryeministrat, SFIDON Ramën publikisht: Më jep bashkinë më të varfër, topmodelat tallin b*** me popullin

Biznesmeni Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, lëshoi një sërë deklaratash të forta ndaj pushtetit lokal dhe figurave të larta politike, duke sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama që t’i besojë administrimin e bashkisë më të varfër në vend.
Sipas Lucës, Shqipëria ka një problem serioz me qeverisjen vendore, ndërsa shumica e kryetarëve të bashkive, siç u shpreh ai janë kthyer në “topmodelë” që nuk ofrojnë asgjë për qytetarët e tyre.
Ai denoncoi fryrjen e administratave bashkiake, mungesën e eficiencës dhe largimin total nga interesat e komunitetit, duke e cilësuar pushtetin lokal si të shkëputur nga nevojat bazë të njerëzve.
Si rrjedhojë, Luca i kërkoi Ramës një “provë publike”, duke deklaruar se është gati të administrojë bashkinë më të varfër të vendit për të treguar se prona publike mund të menaxhohet ndryshe, me përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve.
“Do të vijnë zgjedhjet lokale dhe, në qoftë se ka problem më të madh, Shqipëria ka problem me administrimin lokal. Edi Rama, njeriu që unë i besoj, ka bërë kryeveprën më të madhe që ka marrë kryetarin e bashkisë Beratit dhe kryetarin e bashkisë një katuni të marum si Cërriku që s’ka pas asnjë rrugë shtrume, që katunarët ishin në dëshpërim, që ka bo atë Cërrik atje me shpresë dhe e ka vënë jashtë gjithë nomenklaturave të Partisë Socialiste, si ministër Bujqësie.
Ndërsa pjesa tjetër e të gjithë kryetarëve të bashkisë që unë njoh, është copë-copë. Kur unë kam ardhur para 10-12 vjetëve për të bërë biznes si Lezhën, si Elbasanin, si Tiranën, i kam gjet me një minimum nomenklature 500-700 vetë, kurse sot kanë nga 1500-2000 vetë në punë, shkatërrim.
Pushteti lokal është katastrofë, ka urrejtjen e njerëzve dhe është jashtë çdo shërbimi civil për njerëzit, për ujin, për dritat, për rrugën, vetëm përralla dhe demagogji.
Dhe Ed Rama, unë miku jot kërkoj një sfidë prej jush. Dua që si impreditor, si prodhues, të më japësh bashkinë më të varfër të Shqipërisë për ta administruar unë duke i dhënë shembullin gjithë topmodelave që janë kryetarë bashkie, se si administrohet prona e shtetit.
Ne prodhuesve që na dhemb shpirti, që e duam këtë vend dhe besojmë te ty jemi njerëz që e duam më shumë këtë vend se sa të gjithë topmodelat që i kanë krijuar getot e veta dhe tallin bythën me këtë popull”, deklaroi Luca publikisht.
Gjatë intervistës ai u ndal dhe te raportet e tij me ish-ministrin e Financave Arben Ahmetajn dhe zv.kryeministres dhe njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun.
Ai nuk kurseu kritikat ndaj Ahmetajt sa i përket mënyrës që ky i fundit ka zgjedhur për t’iu shmangur drejtësisë, teksa vlerësoi Ballukun duke e cilësuar si të drejtpërdrejtë dhe të gatshme për t’u përballur me proceset ligjore. Sipas Lucës, drejtësia duhet të veprojë pa dallime dhe pa linçime selektive, ndërsa theksoi se përballja me ligjin është test i vërtetë i karakterit politik.
“Të dy i njoh, Arben Ahmetajn dhe Belinda Ballukun. Kam bërë biseda biznesi. “Tigri” ishte aktor si Anthony Quin, si Marlon Brando. Njëherë më puthi në sy të Gramoz Ruçit.
Ky më tha: të puthi gjirokastriti? Po, i thashë. Sa herë? Pesë herë! E ke ngrënë, më tha.
Kur ishte ministër më erdhën kontroll Tatimet. Më thanë nuk luajmë pa vënë gjobë. Donin faturën tatimore. Marr “Tigrin” në telefon. I thashë më ka shkuar Tatimorja atje, kanë urdhër nga lart fare. Nga ti e kam? Se o ti, o Rama. Më thotë: Lucë e kupton që para ligjit nuk vë gjë.
I thashë që nëse më dënon, më dëno pë pastrim parash, se bëja 180 milionë lekë dhe aq xhiro sa bën restoranti im nuk i bëjnë 10 bashkë në Shkodër.
Unë nuk e gjykoj a është i hajdut apo jo. Por që nuk ka moral e di. Nuk është “Tigër”. Nuk ka kokrra.
Kjo tjetra, Belinda Balluku, është femër me kokrra. Sa herë i bija në telefon, të përgjigjej. Ben Ahmetajt t’i vijë turp që nuk ndenji këtu. Ndërsa kjo tjetra rri këtu, nënë fëmijësh. Pavarësia e SPAK është fondamentale, por ky linçim publik pse nuk merr Benin në Zvicër ta sjellë këtu. Kjo zonja në mos sot, nesër, do të gjykohet për të gjitha se është burrneshë që nuk luan prej këtej. Kjo është analiza ime”, tha Luca ndër të tjera.