Aksidenti tragjik në Maliq/ Raportohet se oficeri i policisë përplasi për vdekje këmbësorin (DETAJET)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kolanec mbrëmjen e sotme. 

Ngjarja ka ndodhur teksa një këmbësor është goditur nga një mjet duke gjetur vdekjen menjëherë. 

Mësohet se viktima është banor i fshat Maliq, i cili ka qenë duke ecur në këmbë nga qyteti i Maliqit në drejtim të fshatit të tij ndërkohë që mjeti që e ka aksidentuar ka qenë duke lëvizur nga Lozhani në drejtim të qytetit të Maliqit. 

Burime të siguruara thane se drejtuesi i mjetit është një oficer policie i komisariatit të Maliqit i cili ka qenë me shërbim në këtë aks rrugor ku lëvizin edhe refugjatë si dhe persona të dyshuar për prerjen e lëndëve drusore. 

Duhet thënë se i gjithë segmenti i rrugës është pa ndriçim, ç’ka e bën të vështirë edhe fushëpamjen e drejtuesve të mjeteve. euronews.al 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT