Akuzat për Salianjin, Flutura Açka i kthehet Mul Nokës: Po bën pis partinë, se doni tapinë e PD! Kërkoju falje demokratëve se ty as shtëpia nuk të vjen në protestë

Ish-deputetja Flutura Açka i bën thirrje Flamur Nokës që t’ju kërkojë falje demokratëve dhe veçanërisht atyre të Elbasanit, pas deklaratës së tij se takimin e Ervin Salianjit atje e kishte organizuar Suel Çela.

Sipas saj, këto akuza nuk bëjnë pis Salianjin, por Partinë Demokratike që është shtëpia e të gjithë demokratëve.

“Zoti Noka: Kujdes! Nuk po bën pis Salianjin, por partinë! Besoj se të kujtohet dhjetori 2021, apeli i demokratëve antiBerishë te markata? Shantazhi ndaj tyre? Markata fliste në emrin tēnd, kërkonte firmë për AntiKuvendin tuaj të 11 dhjetorit.

Nëse nuk e mban mend, ta kujton Gazi, ta ka thënë me zë dhe figurë në dhjetor 2021. Ka edhe tabulate telefonash, ka dhe dëshmitarë. Demokratët e ndershëm mos i përziej në këtë PisHanë ndarjeje që keni gatuar për tapinë e PD-së”, shkruan Flutura Açka.

Politikania e djathtë shprehet se nëse do të ishte në Shqipëri dje, do të kishte shkuar në takimin që Ervin Salianji zhvilloi me demokratët e Elbasanit, sepse sipas saj, ai po bën atë që duan të gjithë anëtarësia: reformimin e PD.

“Ikni, Flamur! Futeni në reformim partinë! Sot duhet të ishte në shesh é gjithë Shqipëria. Ty nuk të vjen as shtëpia (lexo PD). Kërkoju falje demokratëve të Elbasanit!

Unë, nëse do të isha dje në Shqipëri, do të shkoja te takimi i Salianjit, sepse po kërkon atë që kam kërkuar tash katër vjet, dhe për të cilën jam fashistizuar prej teje”, përmbyll shënimin e saj ish-deputetja Flutura Açka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT