Avioni i posaçëm i flotës ajrore turke niset me urgjencë drejt Shqipërisë, po sjell pajisjet e reja të tubacionit të çarë të ujit të Vlorës

Vlora prej disa ditësh është përballur me mungesën e ujit, pasi një defekt i pësuar, solli anomali në gjithë rrjetin. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili bën me dije se janë nisur drejt aeroportit të Stambollit, janë nisut pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës.

Mësohet se një avion i posaçëm i flotës ajrore turke është nisur drejt Shqipërisë me pajisjet e reja te tubacionit te çarë të ujit te Vlorës. Po ashtu Newsbomb.al, mëson se me urgjencë, disa institucione duke përfshire Ministrinë e Drendshme, Doganat dhe ambasadat e të dy vendeve kanë bërë procedurat dhe pritet se me të mbërritur avioni, pajisjet e reja do të cohen në vendin ku ka ndodhur defekti serioz në tubacionin kryesor të ujit që furnizon Vlorën.

Ndërsa Rama nuk ka lënë pa falenderuar punonjësit e ujësjellësit të Vlorës, teksa shkruan se kanë bërë të pamundurën për zgjidhjen e situatës.

Ndërsa një mesazh, kryeministri ka edhe për vlonjatët, teksa shkruan “Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”.

Postimi i plotë:

Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë  hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…

Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve,  inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT