Babai i Martin Canit akuza shkollës: Është përgjegjëse për vrasjen e djalit tim! Të më kishte informuar për sherrin

Ëngjëll Cani, babai i Martin Canit, ka komentuar publikisht dënimin me 16 vite burg të autoritë të vrasjes së të birit, Marjo Përlleshaj.

Ëngjëll Cani, gjatë një interviste mediatike ka hedhur akuza ndaj shkollës “Fan Noli”, ku studionte Martini, teksa është shkaku i parë i kësaj ngjarjeje.

Ai hodhi akuza ndaj institucionit arsimor, pasi nuk i ka dërguar asnjë mesazh as për ta lajmëruar për sherrin që kishte ndodhur mes tyre dhe se ai ishte shumë afër shkollës “Fan Noli”.

“Shkolla është shkaktari i parë i kësaj ngjarje. Unë shkollën e kisha 5 minuta larg nga puna ku punoja. Një mesazh mund të shpëtonte jetë. Unë mund të shkoja ta merrja djalin. Një mesazh i tyre mund të kishte shpëtuar një jetë”, tha Ëngjëll Cani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT