Berisha zbulon vendimet e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Edi Ramën e pret një revoltë e paimagjinueshme! Do të arkivohet në tempullin e turpit

Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, u shpreh se do të nisin revoltat që do të ndërpriten vetëm në ditën që regjimi i Edi Ramës do të arkivohet në banesën e turpit të historisë.

Sali Berisha tha se nga demokratët që ishin pjesë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD ka parë një gatishmëri për të mos u ndalur me protestat. Kreu i selisë blu theksoi se regjimi i Edi Ramës që po shkërrmoqet do të kërrehet nga populli.

“Me aq sa pashë sot, një gatishmëri që ju nuk e imagjinoni dot. Një vendosmëri e atillë që kjo parti nuk e ka patur ndonjëherë. Pra, është një zhvillim, ndërgjegjësim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe pozitiv.

Natyrisht, pavarësisht se po shkërrmoqet, pavarësisht se në agoni dhe pavarësisht se po projekton grushte shteti, përsëri duhet që populli ta krrejë Edi Ramën.”-tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT