Braho në krye të SPAK, Bushati batuta në studio me Mërtirin: Më mirë ndërroj seksin sesa të jem ambasador amerikan
Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK ishte temë diskutimi në çdo studio televizive mbrëmjen e kësaj të enjteje ndërsa nuk kanë munguar batutat mes Ergys Mërtirit dhe Andi Bushatit.
Andi Bushati tha se Klodian Brahon e zgjodhën amerikanët ndërsa Ergys Mërtiri e pyeti se ç’do të bënte Bushati nëse do të ishte ai ambasador amerikan.
Me batutë, analisti Andi Bushati tha se më kollaj ndërron seksin sesa të bëhet ambasador amerikan.
Biseda në studio:
Andi Bushati: Në këta rast ata bënë falsifikatorin. Unë thashë, midis dy të këqijave zgjedh që SPAK ta kontrolljë siç e kontrollon Edi Rama, sa ta kontrollojnë ca njerëz pa përgjegjësi, si Yuri Kimi. Është rreziku i prokurorëve, që janë vegla të ambasadorëve, të cilët mbajnë punët e tyre, ikin dhe nuk mbajnë përgjegjësi.
Më mirë prokuroria e Llallës, që e tërhiqte nga një anë Berisha dhe tjetra Rama, sesa me njerëz të tillë, që i promovuam në emër të konsolidimit të institucioneve, por pamë se i kemi institucionet me brekë nëpër këmbë?
Ergys Mërtiri: Nëse do të ishe ambasador amerikan ti Bushat sot, çfarë do të bëje? Për të penguar kapjen e SPAK nga Berisha dhe Rama?
Andi Bushati: Më përpara kisha imagjinuar të ndërroj seksin sesa të bëhem amabsador amerikan… Po çfarë do të bëja? Do të vija kambanat kur kapën në gjenezë reformën. Nuk do të përshëndesja anëtarë të GJK që betohet te Lana, të thosha kjo po çon para reformën. Këta shkallmuan sistemin dhe duan të zgjidhin me njerëz që i nxjerrin nga xhepi. Ne nuk duhet të presim zgjidhje deus ex machina, duke lënë të gjithë çelësat që duhet të mbajmë vetë, të huajve.