Braktisi për VDEKJE foshnjën e porsalindur në ballkonin e shtëpisë në Tiranë! Bie në pranga indonezianja 20-vjeçare

Ayu Putri është një inoneziane 20- vjeçare, e cila u arrestiua nga efektivët e komisariatit nr 1 në Tiranë nën akuzën “vrasja e foshnjës”. Indonezianja e lindi fëmijën e saj dy muaj më parë dhe e braktisi duke e lënë në ballkon.
Ajo kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë, bashkë me një grup shoqesh, me të cilat jetonin në një ambient të marrë me qera në kryeqytet, ndërkohë që punonin si pastruese në disa lokale të ndryushme.
Në kohën që ka ardhur nga Indonezia ka qenë 5 muajshe shtatëzënë, dhe në muajin tetor ka kaluar kriza stresi dhe pas lindjes, e ka braktisur fëmijën në banesë. Vajzat e tjera kanë njoftuar pronarin e shtëpisë dhe më pas policinë. Foshnja është marrë, është dërguar në spitalpor fatkeqësisht nuk ka mundurt të mbijetojë.
Fillimisht për indonezianen nisi vetëm hetim në gjendje të lirë por tashmë u lëshua urdhër ndalimi.