Çfarë i bëri bashkë? Del FOTO e 2017-ës ku Agasi e Troplini shfaqen krahë Metës

Tashmë njëri është një burg për shpërdorim detyre, mosdeklarim pasurie e korrupsion, e dy të tjerët janë të shpallur në kërkim nga SPAK, por para 8 vitesh janë fotografuar të tre bashkë.

Ish-presidenti Ilir Meta, trafikanti i drogës Xhevdet Troplini(i njohur edhe si Poja) dhe biznesmeni “i famshëm” i javëve të fundit Ergys Agasi janë fotografuar sëbashku në vitin 2017.

Çfarë e ka bërë bashkë treshen? Njohja mes tyre është më e hershme se sa vet fotoja, nga nga bizneset e Troplinit ka përfituar një fond prej 21 milion lekësh nga AZHBR, në kohën që Ministria e Bujqësisë drejtohej nga ministri i LSI-së, Edmond Panariti.

Fotoja është shkrepur në momentenin e inagurimit, ku prezent ka qënë edhe Ilir Meta, atëherë nën cilësinë e Kreut të Kuvendit, i cili vlerësoi investimin e bërë, me paratë e fondit të shtetit.

Ndërsa Agasi, i njohur si djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, hapat e parë në jetën politike i hodhi pranë LSI (Lëvizja Socialiste për Integrim), të cilën e përdori si “katapultë” për tu afruar me PS, duke marrë më vonë poste të larta drejtuese. Me të cilat “abuzoi”, si rasti i fundit i AKSHI-t, ku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe konkurrencë të paligjshme përnmes dhunës.

Kujtojmë se ai akuzohet edhe për pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe me qëllim që ai të hiqte dorë nga një tender që i leverdiste ta kishe në dorë vetë Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri.

Çfarë i bëri bashkë? Del FOTO e 2017-ës ku Agasi e

Foto e 2017

Back to top button
LAJMET E FUNDIT