Darka me Sali Berishën, debati me Baton Haxhiun dhe zgjedhja mes Arlind Qorrit dhe Belind Këlliçit, Blendi Fevziu flet pa filtra: Ne kemi një defekt të madh…

Gazetari Blendi Fevziu, ka folur si rrallëherë për karrierën e tij të gjatë në media, jetën personale dhe mënyrën se si ka ndryshuar televizioni ndër vite. I ftuar në një bisedë të hapur me Arbana Osmanin, Fevziu është vënë përballë një sërë pyetjesh të shpejta e të drejtpërdrejta, ku ka dhënë përgjigje të sinqerta dhe shpesh surprizuese.

Darkë private: Edi Rama apo Sali Berisha?

Fevziu u tregua i drejtpërdrejtë në zgjedhjen e tij, duke e preferuar Sali Berishën për një darkë private. Edhe pse nuk dha një argumentim të gjatë, zgjedhja e tij lidhet me marrëdhëniet e gjata profesionale dhe intervistat e shumta që ai ka realizuar me ish-kryeministrin.

Udhëtim politik jashtë vendit: Elisa Spiropali apo Belinda Balluku?

Gazetari u shpreh hapur se nuk do të zgjidhte asnjërën prej tyre për një udhëtim politik.

Intervistë ekskluzive: Ilir Meta apo Erion Veliaj?

Me një përgjigje të prerë, Fevziu deklaroi se nuk do të zgjidhte as Ilir Metën dhe as Erion Veliajn për një intervistë ekskluzive.

Politikan i ri për të ardhmen: Arlind Qorri apo Belind Këlliçi?

Fevziu theksoi se do të zgjidhte Belind Këlliçin si figurë politike për të ardhmen, por vuri në dukje një problem thelbësor të skenës politike shqiptare:

“Ne kemi një defekt shumë të madh. Politikan i ri quhet një që është 25 vjeç, jo një që është 40 vjeç.” Sipas tij, brezi i vërtetë i ri në politikë duhet të jetë shumë më i ri nga sa konsiderohet aktualisht.

Bashkëmoderator në studio: Arjan Çani apo Ylli Rakipi?

Gazetari u shpreh qartë: “S’besoj se do kisha bashkëmoderator.”

Debat serioz: Andi Bushati apo Alfred Lela?

Pa asnjë hezitim, Fevziu zgjodhi Andi Bushatin.

Debat që nuk mbaron kurrë: Baton Haxhiu apo Lorenc Vangjeli?

Me humor, Fevziu pranoi: “Debati që nuk mbaron është me Baton Haxhiun, realisht nuk mbaron.” Sipas tij, dinamika e gjatë e diskutimit me Haxhiun është e njohur dhe pothuajse e pashtershme.

Investigim: Artan Hoxha apo Klodiana Lala?

Fevziu vlerësoi të dy gazetarët investigativë, duke theksuar profesionalizmin e tyre. Megjithatë, ai shtoi: “Artan Hoxha ka një kohë më të gjatë dhe mbulon disa ngjarje të cilat Klodi nuk i ka përjetuar. ”Pavarësisht kësaj, ai i cilësoi të dy “shumë të mirë për investigim”.

Udhëtim: Ermal Mamaqi apo Marin Mema?

Fevziu zgjodhi Marin Memën, duke e justifikuar zgjedhjen me faktin se stili i Memës është shumë më afër mënyrës së tij të udhëtimit, më i natyrshëm, më eksplorues dhe më i lidhur me terrenin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT