Dashamir Shehi: Protestat e PD-së, pa vlerë! Si fotografi mature, figura të njëjta në 35 vite

Ish-deputeti Dashamir Shehi ka komentuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN protestat e opozitës përpara godinës së qeverisë. Sipas Shehit, tubimet e Berishës janë pa vlerë dhe duhet të heqin dorë.

Ish-deputeti Shehi thekson se problemi qëndron tek lidershipi i Partisë Demokratike ndërsa nënvizoi se demokratët nuk kanë një strategji të qartë.

“Iniciativa përpara kryeministrisë më duket pa vlerë. Nisi me 1000 veta, vazhdoi me 500. Këtë punë duhet ta lenë. Edhe nëpër rrethe mund të ketë një llojë entuziasmi.

Difekti është në lidership, strategji. Duam të rrëzojmë Ramën apo të mbrojmë ca vetë. Ka opozitë jashtë PD dhe këtë e treguan zgjedhjet e fundit. Janë 200 mijë veta.

Nuk mbahen gjërat me forcë. Nuk është më PD që ktheu komunizmin. Duhet të ndodhin fenomene janë 35 vite. Çfarë është kjo foto mature që duhet të jenë prapë këta.

Nuk është puna e rrjedhjes, PD është e madhe, por e pamjaftueshme për të mundur Ramën. Vërtetë denoncon. Kam frikë se mos kemi mbërritur tek ish-republikat sovjetike.”-tha Shehi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT