Del VIDEO: Tre të rinjtë futen në lokal me armë, “Guçi” fshihet pas shokut, futet i plagosur pas banakut

Fabion Kuçi, i njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “Guçi”, ka mbetur i plagosur në gjymtyrët e sipërme pak ditë më parë, pas një konflikti të nisur në internet dhe që degjeneroi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Ai ishte në Durrës, kur tre të rinjtë me të cilët ai ishte konfliktuar në Tik Tok, kanë shkuar në lokalin ku ai ndodhej me miqtë e tij dhe e kanë plagosur me armë zjarri.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga televizioni Top Channel, njëri nga tre të rinjtë e shpallur në kërkim futet në lokal dhe i drejton armën menjëherë “Guçit”, kurse ky i fundit i frikësuar fshihet pas shokut të tij.

Menjëherë më pas, tenton të futet pas banakut por përplaset me frigoriferin, derisa gjen rrugën dhe largohet. Autori e ndjek me pistoletë në dorë dhe nga video, kuptohet momenti i të shtënave.

Fabion Kuçi fshihet i plagosur në dorë dhe tre të rinjtë largohen me vrap nga lokali. Ai është dërguar në spital dhe atje i ka treguar Policisë se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale. Autorët janë ende në arrati. /© Te drejtat e pamjeve youtube.com/@TopChannelAlbania

Back to top button
LAJMET E FUNDIT