Delegatja e PD tregon valën e ndëshkimeve në Shkodër “për Salianjin”: Duan të përjashtojnë Benin, qëndrestarin e orëve të para, ndër të vetmit që doli kundër Lulit për Berishën

Mimoza Rexhvelaj, delegate dhe aktiviste e Partisë Demokratike në kryeqendrën e veriut, tregon se menjëherë pas takimit që Ervin Salianji mbajti me demokratët atje, ka nisur vala e ndëshkimeve për të përjashtuar ata që ju bashkuan “armikut” të partisë.

“Kam parë këto ditë një sulm të padrejtë ndaj Arben Lushaj. Një sulm që nuk e kam parë as kundër Benet Becit, me gjithë atë pasion dhe vrer, burimi i të cilit ende mbetet i paqartë”, shkruan ajo.

Mimoza Rexhvelaj thekson se Arben Lushaj është ndër kontributorët e rreshtit të parë në Partinë Demokratike të Shkodrës, një qëndrestar që ka dalë publikisht kundër Lulzim Bashës, kur ky i fundit vendosi të përjashtonte Sali Berishën.

“Kur Doktori u shpall “armik”, “non grata”, si të doni ta quani, nga PD e Lulit me shokë, ishim një grusht njerëzish që dolëm hapur në krah të tij. Me Benin, me Ervin Gjini, me Profe Irena Shestani Shala dhe disa të tjerë. Nuk ishim njerëz pa emër dhe pa peshë politike. Besuam te ai burrë sepse e dinim që i duhej PD-së dhe demokratëve”, vijon reagimi.

Delegatja dhe aktivistja e Partisë Demokratike thotë se kanë qenë të shpeshta rastet kur janë sulmuar dhe nga të vetët, por ata sërish janë rreshtuar krah “Rithemelimit” që ndërmorri Sali Berisha, derisa mori plotësisht “frerët” e partisë.

“Ka pasur momente dyshimi. Momente kur na sulmonin nga radhët tona, por Beni ishte ai që thoshte “ja dalim” dhe koha tregoi se ja dolëm. Rithemelimi e përmbushi misionin e vet, me të mirat dhe të metat e veta dhe mbylli një cikël.

Sot, përsëri Beni shpallet armik. Nuk di a të qesh apo të qaj, por  një gjë e di mirë: PD sot nuk ka luksin të largojë, të përjashtojë apo të sulmojë askënd. Koha është për t’u bashkuar. Për të mbledhur ata që janë të zhgënjyer, ata që janë të lodhur, ata që janë lënë mënjanë, por edhe ata që mendojnë me kokën e tyre”, thekson Mimoza Rexhvelaj.

Lexoni reagimin e plotë të Mimoza Rexhvelaj:

Kam parë këto ditë një sulm të padrejtë ndaj Arben Lushaj. Një sulm që nuk e kam parë as kundër Benet Becit, me gjithë atë pasion dhe vrer, burimi i të cilit ende mbetet i paqartë.

Sot dua t’jua freskoj pak kujtesën kolektive.

Beni është malësor fisnik, nga një familje e ndershme. Është zotni dhe vlerë e shtuar e Shkodrës. Me të jemi në PD prej vitesh, si kontribues të rreshtit të parë, jo kalimtarë të rastit për qoka e lista….

E kam detyrë morale të kujtoj dy gjëra që duken të vogla, por në histori peshojnë shumë.

Kur Doktori u shpall “armik”, “non grata”, si të doni ta quani, nga PD e Lulit me shokë, ishim një grusht njerëzish që dolëm hapur në krah të tij.

Me Benin, me Ervin Gjini, me Profe Irena Shestani Shala dhe disa të tjerë. Nuk ishim njerëz pa emër dhe pa peshë politike. Besuam te ai burrë sepse e dinim që i duhej PD-së dhe demokratëve.

Ka pasur momente dyshimi. Momente kur na sulmonin nga radhët tona, por Beni ishte ai që thoshte “ja dalim” dhe koha tregoi se ja dolëm. Rithemelimi e përmbushi misionin e vet, me të mirat dhe të metat e veta dhe mbylli një cikël.

Sot, përsëri Beni shpallet armik. Nuk di a të qesh apo të qaj, por  një gjë e di mirë: PD sot nuk ka luksin të largojë, të përjashtojë apo të sulmojë askënd.

Koha është për t’u bashkuar. Për të mbledhur ata që janë të zhgënjyer, ata që janë të lodhur, ata që janë lënë mënjanë, por edhe ata që mendojnë me kokën e tyre.

Vetëm kështu kthehet shpresa, vetëm kështu rikthehet besimi dhe afrohen ata që sot janë skeptikë.

Të gjithë po e shohim se qeveria i ka orët e numëruara, por ne opozitarët, ende nuk jemi gati t’i dalim vendit përballë siç duhet dhe pikërisht këtu duhet të nisë reflektimi.

Prandaj, para se të gjykojmë të tjerët, le të shohim veten në pasqyrë. Secili ka gabimet e veta, por  Shqipëria është mbi ne, mbi partitë, mbi inatet personale.

Sot është dita për të dhënë shpresë. Sa të mundemi, si të mundemi, sepse ndryshimi nuk vjen me :”Kush çirret më shumë” dhe as duke sulmuar njëri-tjetrit, as duke u çoptuar mes nesh, por me qëndrim të fortë, të qartë dhe të ndershëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT