Demokratët “i çojnë” socialistëve Ergys Agasin dhe verërat e tij, socialistët largohen nga salla (DEBATE TE SEKRETARIATI I ETIKËS)

Partia Socialiste është larguar nga mbledhja e Sekretariatit të Etikës, e zhvilluar ditën e sotme për shqyrtimin e kërkesës së socialistëve për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës. Kërkesa lidhet me ngjarjet e ndodhura në seancën e kaluar plenare, ku deputetët opozitarë shkaktuan kaos dhe tensione në sallën e Kuvendit.

Mbledhja u shoqërua me debate të forta dhe përplasje verbale mes palëve. Deputetët e opozitës zgjodhën të marrin pjesë në Sekretariatin e Etikës duke mbajtur pankarta në duar, ku pasqyronin çështjen e “verërave” të Ergys Agasit dhe skandalin e AKSHI-t.

Gjatë debatit, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, iu drejtua përfaqësuesve të PS-së me tone të ashpra duke u thënë: “Shkoni te zyra e Gysit, atje bëni mbledhjen. Shkoni atje! Po ju pret Gysi, që të merrni vendimet atje. Do i merrni vendimet me Gysin!”.

Ndërsa deputetja Albana Vokshi ironizoi situatën duke deklaruar: “Pini dhe verën e Gysit”, teksa mbante në dorë pankartat që, sipas saj, përbënin prova për akuzat e opozitës.

Pas këtyre përplasjeve dhe tensioneve të vazhdueshme, përfaqësuesit e Partisë Socialiste vendosën të largohen nga mbledhja e Sekretariatit të Etikës ku kanë kërkuar disa minuta pushim. Ndërkohë që pritet më tej vazhdimi i kësaj mbledhje ku dhe do të vendoset nëse opozitarët do të “ndëshkohen” për sjelljen e treguar në seancën e 18 dhjetorit apo jo.

Pjesë nga debati:

Noka: Shkoni te zyra e Gysit, atje bëni mbledhjen. Shkoni atje! Po ju pret Gysi, që të merrni vendimet atje. Do i merrni vendimet me Gysin!

Vokshi: Pini dhe verën e Gysit.

Noka: Atje shkoni!

Balliu: Atje do të shkoni që të merrni vendimin në parim?!

Vokshi: Ja ku janë provat tona!

Balliu: Deputeti i Troplinit, Balla ka ardhur që të pezullojë opozitën

Noka: Në 35 vite po përjashtohen opozitarët me pozicione partiake.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT