Detaje nga aksioni i SPAK! Zbërthimi i “Sky ECC” mori në “qafë” djalin e ish-deputetit të PS-së, i përfshirë në grupin që trafikoi mijëra kilogramë hashash dhe kokainë

Detaje të reja janë mësuar nga goditja e një grupi kriminal nga SPAK, ku në pranga ra Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.
U mësua se grupi kriminal është goditur pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar “Sky ECC”, ku janë provuar disa episode të trafikut të drogës.
U raportua se bëhet fjalë për tre episode trafiku ndërkombëtar, ku e para lidhet me një ngarkesë prej gati 1.8 tonë kanabis e bllokuar në Mal të Zi dhe që kishte destinacion Gjermaninë, ndërsa e dyta për mbi 400 kg kokainë të nisur nga Amerika Latine drejt Holandës, kurse e treta për një ngarkesë marijuane që ishte dërguar drejt Turqisë.
Nga ky aksion, janë arrestuar 10 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.