Dje vrau gruan e tij, 50-vjeçari shqiptar gjendet i plagosur rëndë! Ja çfarë dyshon policia italiane

Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili ditën e djeshme vrau gruan e tij, Sadjide Muslija, u gjet nga karabinierët i shtrirë përtokë, i plagosur rëndë, në një zonë të largët pranë Matelica.

50-vjeçari ishte në kërkim dhe akuzohet për vrasje të rënduar me dashje. Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje e stabilizuan atë përpara se ta transportonin në spital. Makina e tij, një Smart i bardhë, u gjet e braktisur pranë vendit ku u gjet 50-vjeçari.

Sipas mediave italiane, dyshohet se Muslija ka tentuar vetëvrasje, por rreth orës 16:30, një gjuetar në zonë e vuri re dhe e ndihmoi.

Pas një dite hetimesh të mërkurën, karabinierët u kthyen në shtëpinë ku jetonte gruaja – e gjetur e vdekur në shtratin e saj me goditje të forta në kokë dhe gjoks – për të kërkuar gjurmë mikroskopike dhe objektin që dyshohet se e përdori burri i saj për ta vrarë.

Oficerët sekuestruan një tub hekuri ndërtimi që thuhet se tregonte gjurmë gjaku dhe tani do t’i nënshtrohet analizës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT