Djegia e autobusëve në Durrës, zjarrfikësi zbulon detaje: Dyshohet e qëllimshme! Brenda tyre kishte naftë dhe goma

Disa autobusë të parkuar në sektorin Rinia në Durrës janë djegur ditën e sotme ndërsa zjarrfikësi Nadir Kapaj ka zbuluar të tjera detaje. Kapaj foli për zjarrvënie të qëllimshme ndërsa ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen.

Mësohet se brenda autobusëve që u përfshirë nga flakët kishte naftë dhe goma.

“Autobusët nuk janë në përdorim, ishin te mbushur me goma, me bidona nafte, lëndë plastike te djegshme. Mbetet dhe alternativa të ketë qene e qëllimshme.”-tha ai.

Policia e Durrësit njoftoi se zjarri ka rënë rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”. Si pasojë janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër ndërsa ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT