Djemtë e Azem Hajdarit krah Sali Berishës, i biri e kujton të atin në këtë 8 Dhjetor: Ai sakrifikoi gjithçka për lirinë e shqiptarëve, la motrën dhe vëllain tim garant

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë, festë kombëtare e shpallur në nder të lëvizjes studentore të dhjetorit 1990, që i hapi rrugën demokracisë pluraliste në Shqipëri.

Berisha zhvilloi homazhe në Qytetin e Studentit, aty ku 35 vite më parë u ndezën protestat që çuan në rrëzimin e regjimit komunist. Ai u pa i ulur pranë djemve të Azem Hajdarit, figurës simbol të asaj lëvizjeje studentore, në vendin ku Hajdari dikur udhëhiqte turmat drejt ndryshimit historik.

Fjalën mori djali i vogël i tij i cili ka dhe emrin e të atit, Azem Hajdari, i cili kujtoi figurën e tij dhe rolin vendimtar që ai pati në lëvizjen studentore. Ai u shpreh se kjo ditë është një moment mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe demokracinë, duke theksuar se falë asaj përpjekjeje shqiptarët sot gëzojnë liritë më themelore.

“Kam kënaqësinë të jem këtu sot një ditë që ka qenë gjithë shqiptarët mendoj mirënjohës dhe falenderues për heronjtë që bënë pjesë në lëvizjen studentore, në atë kohë kryetar babain tim, Berishën, dhe shumë heronjtë tjerë. Falë atij heroizmi shqiptarët duhet të dinë se ajo gjakderdhje që u bë aso kohe, shqiptarët kanë mundësinë të hanë ushqimet që dëshirojnë, të vishen si dëshirojnë, të martohen me atë që dëshirojnë, të shkollojnë fëmijët aty ku duan“, tha Azem Hajdari (Junior).

Gjatë fjalës, ai solli edhe momente nga jeta personale e Azem Hajdarit, duke treguar sfidat që ai përballoi që në rini, dashurinë për familjen dhe vendosmërinë për të ndryshuar realitetin e kohës. Sipas tij, Azemi ishte një njeri i përkushtuar, i gatshëm të sakrifikonte gjithçka për idealet e tij, një lider që fitoi besimin e studentëve në ditët më të vështira të lëvizjes.

Pjesë nga fjala e tij: 

Kam kënaqësinë të jem këtu sot një ditë që ka qenë gjithë shqiptarët mendoj mirënjohës dhe falenderues për heronjtë që bënë pjesë në lëvizjen studentore, në atë kohë kryetar babain tim, Berishën, dhe shumë heronjtë tjerë. Falë atij heroizmi shqiptarët duhet të dinë se ajo gjakderdhje që u bë aso kohe, shqiptarët kanë mundësinë të hanë ushqimet që dëshirojnë, të vishen si dëshirojnë, të martohen me atë që dëshirojnë, të shkollojnë fëmijët aty ku duan. Momenti kur babai im ishte në momentin më përçalë që mori hapin për tu bërë drejtuesi i lëvizjes studentore ishte një moment kur ai ishte i ri dhe dua të them që sapo ishte bërë me fëmijë.

Babi im ka qenë një person…dua të tregoj dhe pak për babin. Babi ka qenë një person që kur erdhi herët në Tiranë për të kryer studimet ishte një person që donte të merrte të ardhme ne tij, ra në dashuri me nënën tim dhe si pasojë e agresionit ta rrëmbente dhe të shkonin në Tropojë pasi dashuria e tyre ishte e pamjaftueshme për tu bashkuar me njëri-tjetrin. Imagjinoni ku shkonte agresioni komunist. Në momentin kur ai u bë me familjes në Tropojë ai u nis drejt Tiranës me qëllim që të arrinte që shteti të ishte në funksion të njerëzve.

Ndërsa gjyshi im, duke qenë se ishte pasojë e kohës që jetoni nën atë kohë e mendonte të pamundur që djali i vet të vinte në Tiranë dhe të hidhte poshtë sistemin më agresiv që ka njohur Ballkani dhe Europa. Ai thoshte lëri këto ëndrra se e ke të pamundur ta bësh këtë gjë dhe në një kohë qeshte. Por Azemi nuk mendonte sot për sot dhe ishte një njeri që donte të mendonte më afatgjatë. Azemi u nis për Tiranë ku njohur vëllezërit dhe shokët e tij dhe kaloi një nga momentet më të vështira.

Dhe në ditët kur kaosi i momentin që solli kjo situatë dhe studentët u konfuzuan pak se ishin shumë njerëz. Studentët nuk po dinin ku të drejtoheshin dhe aty babai im një shkallë më lart dhe la garant fëmijët e tij, motrën dhe vëllain tim duke u thënë lë garant fëmijët e mi nëse unë ju tradhtoj juve kam tradhtuar fëmijët tim.

Gjë që studentët atë kohë i shtangu se si një person mund të sakrifikonte çdo gjë për lirinë dhe demokracinë e këtij shtetasi.

Në atë moment ai mori besimin e shokëve të tij, Por çfarë ndodhi në këtë moment. I duhej më shumë punë për ta drejtuar këtë lëvizje dhe kujtoj me të qeshur historitë që më tregonin, babai jot merrte një kovatë ,me ujë të ftohtë dhe e vendoste te këmbët me qëllim që të lexonte dhe të mos e zinte gjumi.

Ai ishte një baba shumë i dashur, Po Azemi ishte një njeri sportist, ishte një person që pavarësisht agresionit politik dhe situata voluminoze gjente kohë që të jetonte me vëllain tim, luante si të ishte një fëmijë që për t’iu bërë një shok vëllait tim. Ai drejtohej përsëri politikës deri në dy të natës që priste gazetën që ta lexonte dhe të ishte i përgatitur dhe që në mëngjes të priste njerëzit për të diskutuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT