Donald Trump tërhoqi 2 ambasadorë nga Ballkani, diplomati veteran: Rajoni është i trazuar! Ne betohemi për Amerikën, jo për Presidentin e radhës

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher R. Hill ka shpërthyer në kritika ndaj Presidentit Donald Trump, pas vendimit të administratës amerikane për të tërhequr nga shërbimi 30 ambasadorë – 2 në Ballkan – duke theksuar se rajoni ynë është në kohë të trazuar.
“Administrata Trump thotë se preferon diplomacinë, por heqja dorë nga diplomatët është një mënyrë e çuditshme për të filluar. Mos u gaboni, shumë pak, nëse ndonjëri prej këtyre ambasadorëve do t’u ofrohet detyra pasuese, dhe në vend të kësaj do të detyrohen të dalin në pension.
Ndërkohë, nuk ka asnjë linjë zëvendësimesh që janë verifikuar, e aq më pak të njoftuar Senatin për konfirmim përfundimtar, një krijim i paparë dhe i qëllimshëm i boshllëqeve në mbulimin diplomatik të botës. Kjo do të thotë që zona të tëra të botës – p.sh”, shkruan Hill.
Ajo që tërheq vëmendjen në reagimin e ish-ambasadorit amerikan në Serbi, është fakti se ai thotë se Ballkani është ende një rajon i trazuar që ka nevojë për prani të fortë diplomatike, dhe jo boshllëk të qëllimshëm. “Ballkani dhe pjesë të gjera të Afrikës dhe Azisë janë të privuara nga ambasadorët që nevojiten në kohë të trazuara”, vijon ai.
Ambasadori amerikan në pension, thekson se ata betohen për Shtete e Bashkuar atë Amerikës, për interesat e kombit, dhe jo për presidentin e radhës që merr detyrën në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Christopher R. Hill, është cinike të mendohet se ata janë emëruar nga ish-presidenti Biden, ndërkohë që i shërbejnë popullit.
“Ambasadorët amerikanë betohen për Shtetet e Bashkuara, jo për presidentin në detyrë i cili, në rastin e shërbimit të jashtëm të karrierës, vetëm nominalisht i ka zgjedhur ata.
Të referohesh këtyre nëpunësve publikë të popullit si të emëruar nga Biden është një shpjegim cinik se pse ata po zëvendësohen, dhe sigurisht Sekretari i Shtetit e di këtë – dhe duhet, në një moment të ndershëm, ta dijë më mirë”, përmbyll ish-ambasadori Christopher R. Hill.