Dorëzohet Adriana Kalaja?! Demokratët po mbështesin Endrit Shabanin, avokatja: Mund të më “vrisni” mua, por jo kauzën që kam ngritur!

Avokatja dhe aktivistja demokrate Adriana Kalaja ka bërë një shënim të shkurtër në llogarinë e saj, por që ngre shumë pikëpyetje për situatën ku ndodhet Partia Demokratike dhe a do i japin opozitarët mbështetje për t’u zgjedhur nesër Avokate e Popullit.

“Ju mund të “vrisni” Adriana Kalanë, por Jo Kauzën që kam ngritur. Ajo është e bazuar në të drejtën e të vërtetën, që ju kanë “zënë brenda”. Ndaj, Kauza ime është fituese në çdo rast”, shkruan ajo.

Ky shënim ka disa nënkuptime dhe më kryesori është ai që lidhet zhgënjimin që Adriana Kalaja ka marrë nga deputetët e Partisë Demokratike – ata me të cilët ka qenë përkrah në shumë kauza të opozitës – sepse shumica po mbështet Endrit Shabanin për Avokat të Popullit.

Edhe dje, ajo i ka kërkuar Partisë Demokratike, duke sfiduar hapur lidershipin e saj, që të shkonte me një emër në seancën e së enjtes në Kuvend.

Por, demokratët kanë vendosur që shkojnë me gjashtë emra, duke e lënë zgjedhjen e drejtuesit të Avokatit të Popullit në minutën e fundit. Deri tani, Partia Demokratike e ka mbështetur Adriana Kalanë vetëm me deklarata publike.

Dorëzohet Adriana Kalaja?! Demokratët po mbështesin Endrit

Shenimi i avokates Adriana Kalaja

Back to top button
LAJMET E FUNDIT