Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme futet në shtëpinë e ish-bashkëjetuesit, djeg krevatin dhe kërcënon punonjësin e huaj

Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, raportohet se disa kohë më parë është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kanosur një të huaji përmes mesazheve. Po ashtu zyrtarja, akuzohet gjithashtu për djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në banesën që ndodhet në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio.
Bime është futur në vilën tre katëshe të ish-bashkëjetuesit dhe ka kërcënuar punonjësin e huaj që përkujdesej për për kopshtin. Ndërsa pas një debati me ish-bashkëjetuesin, ajo ka djegur edhe një krevat në vilë.
Pas djegies së krevatit, Bime është konfliktuar me punonjësin dhe e ka kërcënuar përmes mesazheve se do t’ hiqte lejen e qëndrimit.
Ishte ish-bashkëjetuesi Mareglen Tomorri që ka denoncuar në polici drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, ndërsa ka marrë si dëshmitarë punonjësin e huaj.
Kujtojmë që në muajin shtator, Policia e Tiranës arrestoi Mareglen Tomorin pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj, Alma Bimes, ndërsa kjo e fundit u pajis me një urdhër mbrojtjeje nga gjykata.