“Duan të gjunjëzojnë vendin tonë!” Presidenti Iranian lëshon “bombën”: Jemi në luftë TOTALE me SHBA, Izraelin dhe Evropën

Një deklaratë e fuqishme është bërë nga presidenti iranian Masoud Pezeshkian, i cili ka thënë se është mes një “lufte totale” kundër Shteteve të Bashuara, Izraelit dhe Evropës.
“Sipas mendimit tim, ne jemi në luftë totale me Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Evropën. Ata duan ta gjunjëzojnë vendin tonë”, është shprehur ai gjatë një interviste në një media Iraniane.
Ai tha se lufta aktuale është më e keqe se lufta në Irak në vitet 1980. “Nëse dikush e kupton siç duhet, kjo luftë është shumë më komplekse dhe më e vështirë se ajo luftë.”
Pezeshkian bëri edhe një komentet në prag të udhëtimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Shtetet e Bashkuara, ku sipas iranianit ai planifikon të informojë Presidentin Donald Trump mbi opsionet për sulme të mundshme në të ardhmen kundër Iranit, mes shqetësimeve se Teherani po rindërton objektet e prodhimit të raketave balistike dhe po riparon mbrojtjen ajrore të dëmtuara gjatë konfliktit të qershorit, sipas NBC News.
“Në luftën me Irakun, situata ishte e qartë; ata qëlluan raketa dhe ishte e qartë se ku do të kundërsulmonim. Por këtu, ata tani po na rrethojnë në çdo aspekt, duke na vënë nën presion dhe në qoshe të ngushta, duke krijuar probleme – ekonomikisht, kulturorisht, politikisht dhe në aspektin e sigurisë.” Është shprehur më tej Masoud Pezeshkian.