Dyshohet për vrasjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja e huaj në Tiranë

Policia e Tiranës ka ndaluar një shtetase të huaj të moshës 20-vjeçare, pasi dyshohet për veprën penale të vrasjes së foshnjës.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se urdhri i ndalimit të saj është dërguar nga Gjykata.

Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar një shtetase të huaj, A. P., 20 vjeçe, pasi Gjykata ka dërguar urdhrin e ndalimit ndaj saj. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.

Ndërhyrja e policisë u krye në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT