“E pavlefshme”, Partia Demokratike dërgon në “Kushtetuese” zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit

PD do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit. Sipas PD-së, zgjedhja e Endrit Shabanit është e pavlefshme pasi 35 votat që dhanë në mbështetje të tij, i tërhoqën pasi u shpallën të gjitha kandidaturat.
Tërheqja e këtyre firmave nuk është njohur nga Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Kujtojmë se Endrit Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota në seancën plenare të 11 Dhjetorit.
Në garë ishin 6 kandidatë Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Endrit Shabani, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.
Në momentin e votimit të Avokatit të Popullit, deputetët e Partisë Demokratike dhe 2 deputetët të partisë Mundësia, braktisën sallën duke mos marrë pjesë në votim.
Në sallë në procesin e votimit të Avokatit të ri të Popullit mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama, i cili pas përzgjedhjes së Shabanit, u largua përsëri.
Për të zgjedhur Avokatin e Popullit duhen minimuni 84 vota, ndërsa Partia Socialiste kishte vetëm 82 vota, në mungesë të Belinda Ballukut. Kanë qenë 3 deputetët e Partisë Socialdemokrate që kanë ndjekur të njëjtën linjë me socialistët duke i siguruar kështu fitoren Endrit Shabanit.