E përjashtuat Salianjin? Sali Berisha bën lojë fjalësh para gazetarëve: Nuk kam thënë… (REAGIMI)

Kryedemokrati Sali Berisha është pyetur pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD nëse e ka përjashtuar Ervin Salianjin pasi këtë të fundit e akuzoi për bashkëpunim me Suel Çelën për organizimin e takimit me demokratët në qytetin e Elbasanit.

Sali Berisha u shpreh se nuk do të ketë përjashtime por sipas tij kur shkelen vijat e kuqe ka vetëpërjashtime. Kryedemokrati bëri një lojë fjalësh ndërsa nuk pranoi të komentojë më tej lëvizjet e Ervin Salianjit.

“Nuk kam thënë që s’ka vetëpërjashtime. Nuk kam thënë që s’ka vetëpërjashtime. Faleminderit.”-tha Berisha shkurtimisht para gazetarëve.

Fokusi i Sali Berishës është i dukshëm tek protesta e 22 Dhjetorit ndërsa theksoi se Edi Rama do të përballet me një revoltë të paimagjinueshme derisa të japë dorëheqjen.

Nga ana tjetër, akuzat e Sali Berishës dhe Flamur Nokës se ka bashkëpunuar me Suel Çelën, ish-deputeti Ervin Salianji i quajti mjerim politik ndërsa bëri me dije se nuk do të ndalet me takimet e tij me demokratët për të sjellë rotacionin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT