Endrit Shabani flet si Avokat i Popullit: Nuk kam asgjë në dorë! Vij nga një familje e varfër, jam në çdo moment në krah të qytetarëve

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, në studion e emisionit “Opinion” foli për 85 votat që mori në Parlament për tu zgjedhur në krye të institucionit që drejton. Shabani tha se fakti që u zgjodh Avokat i Popullit nuk është braktisje e misionit të tij prej aktivisti.
“Miks midis asaj që përfaqësoj dhe asaj që dua të arrij. Vij nga një familje e varfër. Ia kam dalë në Oksford. Dua të arrij sukses si aktivist. Roli i Avokatit të Popullit është opozitari numër një në vend. Qytetarëve, pensionistëve iu mohohet pensioni. Avokati i Popullit është aty.“-tha Shabani.
Tashmë me një detyrë mjaft të rëndësishme mbi supe, Endrit Shabani tha se çdo qytetar duhet ta gjykojë me punë.
“Unë nuk jam bërë kryedoganier apo për të dhënë licensa e leje ndërtimi. Unë përpiqem të sjell pak sens. Roli i Avokatit të Popullit nuk ka gjë në dorë por mund të ngrejë zërin prej abuzimit të pushtetit dhe të jetë pranë qytetarëve.“-tha Shabani.