“Ergys Agasi është këtu!” Si u fuqizua djali i ish-deputetit socialist, sot i RREZIKOHET jeta: Ka marrë përsipër projekte të madha, i dërgojnë AK47 (DEKLARATA)

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka analizuar së fundmi zhvillimet e ndodhura në vendin tonë, duke u ndalur veçanërisht te goditja e SPAK ndaj AKSHI-t dhe masat e sigurisë së lëshuara në kuadër të kësaj dosje, e cila konsiderohet si një ndër ndërhyrjet më të forta në zemrën e një institucioni kyç.

Në mesin e personave për të cilët është lëshuar masë sigurie është edhe Ergys Agasi, një emër që deri më tani nuk ka pasur një profil të gjerë publik.

Hoxha tha se Agasi, djali i ish-deputetit socialist, Bardhyl Agasit ndryshe nga sa është përfolur lart e poshtë përgjatë ditëve të fundit, ka pasur profilin e një personi të qetë, të shkolluar, të formuar dhe me një familje intelektualësh. Fuqizimi i tij sipas gazetarit lidhet me momentin e ndryshimeve në pushtetin lokal, si “rënia” e Vangjush Dakos dhe me aftësinë për të zëvendësuar figura të mëparshme, duke krijuar lidhje si “lart”, ashtu edhe “poshtë”.

“Agasi ka filluar të bëhet i fuqishëm në momentin që po hynte Vangjush Dako. Agasi të futej në lojë me rënien e Dakos. Kishte të njëjtën linjë nga vinte dhe e zëvendësoi vendin e tij. Dallimi me Dakon dhe tjetrin që ishte para, ishte sepse ky ishte një personazh i panjohur, me një profil të ulët, nuk njihej. Ky mbajti një profil të ulët dhe ndryshe nga Dako ky mbajti këtë profil dhe pak nga pak filloi ta merrte veten të fuqizohej dhe gjithë ky pushtet nga  i buronte? Ky kishte marrë një leje nga lart dhe kishte kontakte poshtë”, tha Hoxha, teksa më tej shtoi se me kalimin e kohës, ndikimi i tij u rrit ndjeshëm përmes përfshirjes në sektorë të ndjeshëm si lojërat e fatit dhe ndërtimi, fusha që prodhojnë para dhe fuqi.

I pyetur më tej në studion e “Euronews” lidhur me vendodhjen e Agasit, pasi ashtu sikurse është raportuar edhe më herët mëngjesin e 16 dhjetorit kur agjentët e BKH-së mbërritën në banesën e tij për të ekzekutuar masën e sigurisë nuk e gjetën, Hoxha tha se ndryshe nga sa thuhet se ai ndodhet jashtë sipas tij vijon të jetë në Shqipëri.

Sipas gazetarit informacionet që ai zotëron, duke marrë parasysh që çdo takim i zhvilluar në zyrën e tij ka qenë i regjistruar me zë dhe figurë, Agasi konsiderohet si një kërcënim serioz për të gjithë ata që ka takuar dhe bashkëpunuar.

“Avokati tha është jashtë për një projekt. Unë mendoj që është këtu, si profil dhe këmbëngul te kjo gjë. Ergys Agasi nuk është gangëster. Një profil si Agasi nuk mund të qëndrojë dot në Dubai as në një vend të BE, është më e lehtë ta arrestosh andej se sa këtu.

Ai e ka të lehtë ta arrestosh këtu, problem për të është ajo që ai di, dhe kjo është kërcënim edhe për ata lart dhe ata poshtë. Ai duhet të zgjedhë midis dy të këqijave, për mua nëse do të siguronte jetën është më mirë të dorëzohet, por nga krahu tjetër, ai në këtë moment edhe mos ndihet i kërcënuar, por për sa kohë ai është jashtë dhe qëndron kështu është një ALERT i madh për ata që u ka shërbyer dhe ka punuar, pjesa tjetër që e rrezikon është që ai ka marrë përsipër shumë projekte me vlera shumë të mëdha financiare, dhe ne botën e nëndheshme kur nuk është përmbushur projekti dhe s’janë kthyer lekët ata nuk të dërgojnë përmbarimin, por AK47”, shtoi ai.

Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:

Ne kemi goditur zemrën, biznesmenët që janë të përfshirë, koordinatorët dhe drejtuesin nëndrejtuesin e AKSH, praktikisht ti ke goditur zemrën e atij institucioni që ka qenë për një kohë të gjatë në aktivitet. Hetimi i SPAK ishte një bingo për ta. Këtë nder na i bëri Gysi, ai ka pasur shumë më tepër por kaq është kapur. Çështja ka vazhduar, gjatë kësaj kohe prokuroria ka arritur të mbledhë të dhëna. Unë kam pritur që në korrik të lëshohej një urdhërarresti, por kjo gjë është shtyrë në maksimum dhe u desh dhjetori që të operohej.

Tani jemi para këtij fakti, Prokuroria e ka çuar kërkesën në 8 në Gjykatë, ka qëndruar një javë, është firmosur në 15, në 16 është bërë veprimi. U tha pse nuk u kap Beqiri, Agasi? Ata kanë qenë në pritje të kësaj gjejë dhe nuk është kollaj me gjithë këto lidhje që ka Agasi nuk është kollaj të kapen tipa si Agasi. Dua të theksoj që përshkrimi i Agasit është bërë mi letrat që shohim aty dhe me atë që po shoh unë reporterët nuk e kanë njohur profilin, nuk është  një tip i zakonshëm, tip gangësteri. Gysi nuk mban pistoletë në brez, nuk është njeriu  i forcës, ai ka një fuqi tjetër.

Nuk është një njeri që e ka nisur nga poshtë, ai s’ka pasur këtë lloj historiku. Vjen nga një familje intelektuale. Ky është një njeri i formuar i shkolluar, 32 vjeç, ky është futur shuëm i ri në këtë histori. Pyetja është si u bë kaq i fuqishëm? ky nga bota e krimit nuk vinte, s’ka qenë i angazhuar politikisht në nivele të larta

Agasi ka filluar të bëhet i fuqishëm në momentin që po hynte Vangjush Dako. Agasi të futej në lojë me rënien e Dakos. Kishte të njëjtën linjë nga vinte dhe e zëvendësoi vendin e tij. Dallimi me Dakon dhe tjetrin që ishte para, ishte sepse ky ishte një personazh i panjohur, me një profil të ulët, nuk njihej. Ky mbajti një profil të ulët dhe ndryshe nga Dako ky mbajti këtë profil dhe pak nga pak filloi ta merrte veten të fuqizohej dhe gjithë ky pushtet nga  i buronte? Ky kishte marrë një leje nga lart dhe kishte kontakte poshtë. Kjo është narrativë që ka SPAK.

 Ai ka shërbyer dhe pati efekt se vepronte pa zhurmë, por duke u zmadhuar, i doli emri dhe u bë shumë i dukshëm. Industria e lojërave të fatit. Është një para që në gjithë botën shërben për të korruptuar agjencitë e zbatimit të ligjit. Dhe që ti të funksionoje dhe të kesh një kompani bastesh ti duhet ta kesh mirë me policinë dhe së dyti duhet ta kesh mirë me grupin organziatën që ka në kontroll territorin. Dhe njeriu që mund ta zgjidhte këtë ishte personi në fjalë.

 Pse u rrit pesha e tij? Sepse u fut në industrinë e ndërtimit, pra dhe ajo i dha një potencial shumë të madh. Tjetra përfshirja me drejtues të Policisë së shtetit kjo e bëri që ai të ishte ky që po përflitet sot. Por nga ana tjetër, kjo shërben për të thënë që ai është një kërcënim serioz për të gjithë që ka punuar. Mënyra si ka punuar, duke filmuar. SPAK duhet ta ruante dosjen dehe kjo ka dhënë alarm te ata që kanë qenë në atë zyrë.

Gysi ishte pjesa e padukshme e ajsbergut. Ku është? Avokati tha është jashtë për një projekt. Unë mendoj që është këtu, si profil dhe këmbëngul te kjo gjë. Ergys Agasi nuk është gangëster. Një profil si Agasi nuk mund të qëndrojë dot në Dubai as në një vend të BE, është më e lehtë ta arrestosh andej se sa këtu.

Ai e ka të lehtë ta arrestosh këtu, problem për të është ajo që ai di, dhe kjo është kërcënim edhe për ata lart dhe ata poshtë. Ai duhet të zgjedhë midis dy të këqijave, për mua nëse do të siguronte jetën është më mirë të dorëzohet, por nga krahu tjetër, ai në këtë moment edhe mos ndihet i kërcënuar, por për sa kohë ai është jashtë dhe qëndron kështu është një ALERT i madh për ata që u ka shërbyer dhe ka punuar, pjesa tjetër që e rrezikon është që ai ka marrë përsipër shumë projekte me vlera shumë të mëdha financiare, dhe ne botën e nëndheshme kur nuk është përmbushur projekti dhe s’janë kthyer lekët ata nuk të dërgojnë përmbarimin, por AK47.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT