Erion Braçe ngre alarmin në rrjetet sociale: Mbi 100 bombola gazi në Sheshin Skëndërbej, rrezik serioz për qytetarët
Erion Braçe së fundmi ka ngritur alarmin në rrjetet sociale, për mungesën e sigurisë në aktivitetet që zhvillohen në Sheshin “Skënderbej”.
Sipas tij, në shesh janë vendosur mbi 100 bombula gazi në kushte të pasigurta mes qindra qytetarëve që shkojnë aty.
Gjithashtu Braçe, është shprehur se e vizitoi vetë mbrëmjen e djeshme sheshin dhe është tronditur nga ajo që pa.
‘‘TIRANE❤️, SHESHI I SKENDERBEUT;
ISHA DJE NE MBREMJE KETU;
DUKET BUKUR, PLOT ENERGJI, SHQIPTARE E TE HUAJ PLOTE-PO SIIIIGUUUURIIIIIIAAAAA NE NJE VEND ME KAQ SHUME NJEREZ!
SHIKONI;
BOMBULAT E GAZIT NGA BOMBAT ME GAZ I NDAJNE VETEM STANDARDET DHE KUSHTET TEKNIKE TE SIGURISE;
Jam i bindur qe standardet dhe kushtet teknike te sigurise NUK JANE ATO QE PASHE E KETO QE SHIHNI;
Numerova mbi 100 BOMBULA GAZI ne kushte te tilla ku nje i papergjegjshem apo qofte edhe nje pakujdesi njerezore mund ti kthej ne rrezik te madh!
LARGOINI!
Ka energji elektrike aty!”, shkruan Braçe në postim.