Ervin Salianji trazoi ujërat në PD, Dash Sula zbulon fundit e “filmit”: Sali Berisha e ka partinë me hipotekë! Kush thotë…

Lëvizjet e fundit të Ervin Salianjit brenda selisë blu kanë trazuar ujërat ndërsa ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula ka deklaruar se e di mirë fundit e këtij filmi.

Sipas Dashnor Sulës, ndonëse Ervin Salianji po tenton të krijojë një frymë të re brenda PD, kjo parti mbetet në pronësi të kryedemokratit Sali Berisha.

“Unë e di fundin e këtij filmi. Fundi i filmit është se, PD është pronësi e Berishës. Partitë regjistrohen në gjykatë, ky ka mundësi të ketë certifikatë pronësie nga hipoteka.

Nga 1991 deri më sot atë parti e ka udhëhequr dhe e ka kontrolluar Sali Berisha. Kush thotë që Basha, që të ketë iluzion se Lulzim Basha të ketë qenë kryetar partie nuk kanë qenë kurrë.

Lulzim Basha nuk ka qenë kurrë kryetar i PD, por i udhëhequr nga Berisha.”-tha Sula.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT