Flamur Noka denoncon me video: Policia arreston me dhunë 15-vjeçarin për një fishekzjarr! Duart gjak në sy të nënës…

Numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka denoncuar me video në rrjete sociale efektivët e policisë që sipas tij arrestojnë me dhunë 15-vjeçarin Ajsel Kaçi për një fishekzjarr.
Noka shprehet se efektivët e policisë e kapin të miturin nga rrobat si të ishte vrasës serial dhe ia kanë bërë duart gjak nga prangat të cilat ia kanë shtrënguar.
Sakaq, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, thotë se 15-vjeçari u arrestua për një fishekzjarr në sy të nënës së tij.
“Aksioni i paparë i bluve! E prangosin një të mitur në sy të nënës së tij, për një fishekzjarr të ndezur. 15-vjeçarin Ajsel Kaçi e tërheqin prej teshash dhe ia skuqin duart gjak si të ishte një vrasës serial.
Tash e ndritën! Një kënd tjetër i ndalimit dhe ushtrimit të forcës policore ndaj një të mituri, në prani të nënës.”-shkruan Noka.