FOTOLAJM/ Gaz Bardhi me “Porsche” në Parlament, shkodranja Bardeli mes “besnikëve” të Berishës! Ish-gardisti i “21 Janarit” i vetëm! Tërmet Peçi pas Çuçit e Gjiknurit
Prej orës 16:00 ka nisur seanca plenare dedikuar qytetarëve ku deputetët për rreth 4 orë do të flasin për shqetësimet e tyre pas takimeve në zonat zgjedhore.
Por aparatit fotografik nuk i kanë shpëtuar detajet përpara nisjes së seancës plenare. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi mbërriti në sallën e seancave plenare me një mjet luksoz “Porsche” i shoqëruar nga Saimir Korreshi.
Ndërsa Oerd Bylykbashi ka mbërritur në këmbë nga hyrja e deputetëve i shoqëruar nga Gjin Gjoni, Gent Strazimiri dhe Greta Bardeli.
Ndërsa disa nga socialistët, Damian Gjiknuri, Erion Braçe, Bledi Çuçi dhe ish-gardisti i “21 Janarit” Agron Malaj si zakonisht, me një ecje të thjeshtë iu drejtuan godinës pa shumë zhurmë.
Gazment Bardhi
Gent Strazimiri, Greta Bardeli, Oerd Bylykbashi dhe Gjin Gjoni
Erion Braçe, Besfor Lamallari dhe Arbjan Mazniku
Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi dhe Tërmet Peçi
Ish-gardisti i “21 Janarit”, Agron Malaj
Gazment Bardhi dhe Saimir Korreshi