FOTOLAJM / Zv.kryeministrja Belinda Balluku shkon në Kryeministri

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherësh zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka mbërritur pak çaste më parë në Kryeministri.

Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së Ballukut në Kryeministri, ndërsa Këshilli për Rregulloren Imunitetin dhe Mandatet do të shqyrtojë sot kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e zëvendëskryeministres.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lindte në fuqi masën e sigurisë ndalim i daljes jashtë shtetit për zv.kryeministren, teksa pezulloi shqyrtimin e masës tjetër, atë të pezullimit nga detyra.

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherësh zv.Kryeministrja kërkoi nga Apeli i GJKKO heqjen e masave të sigurisë të vendosura ndaj saj, pezullimin nga detyra si dhe masën e ndalimit të daljes jashtë vendit, të dhëna nga shkalla e parë.

Kujtojmë se më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese mori një vendim të ndërmjetëm, duke pezulluar efektet e vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Tri ditë më parë Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e zgjedhur deputete në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas njoftimit zyrtar, Balluku është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT