Gazetarja plas “bombën” në studio: Oficeri i arrestuar, mik i ngushtë me një nga kandidatët e FBI-së shqiptare

Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me oficerin e arrestuar të antiterrorit, Igli Haxhiaj i cili bashkëpunonte me grupet kriminale dhe i favorizonte në trafikun e drogës. Anduena Llabani u shpreh se Haxhiaj është mik i ngushtë me një prej kandidatëve për drejtues të BKH-së.

“Ne merremi me një punonjës policie që as nuk vret as nuk kërcënon. Nuk po merremi me grupin kriminal. Infiltrimet brenda institucioneve.

Ky është rasti i infiltrimit brenda institucioneve. Ky është një personazh, miku më i ngushtë i një prej kandidatëve për kreun e BKH, FBI-së shqiptare. Kjo do të thotë shumë. Hedhin para për të qenë sa më lart, sa më brenda gjësë dhe sa më të sigurt me informacionin dhe procedurat.”-tha Llabani.

Igli Haxhiaj, oficeri i Antiterrorit ka rënë në prangat e drejtësisë shqiptare pak ditë më parë pas operacionit të ndërmarrë nga autoritetet shqiptare dhe italiane në çmontimin e grupeve kriminale.

Dyshohet se Igli Haxhiaj gjatë kohës kur ka qenë te “Operacionalja” ka favorizuar këto grupe të cilat merreshin me transportin e lëndës narkotike nga Shqipëria në Itali.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT