Gerond Meçe u mor peng për tenderat në AKSHI, por kompania e tij “Advanced Business Solutions” ka fituar 2.5 miliardë lekë nga SHTETI! Kapitali u rrit 10 miliardë në 10 vjet

Gerond Meçe, një personazh i njohur në rrethet e biznesit të Tiranës, rezulton se është personi që është marrë peng nga rivalët e tij, të ndihmuar dhe nga efektivë të Policisë së Shtetit, për t’u tërhequr nga tenderat në AKSHI.

Ngjarjet janë mësuar vetëm këtë të martë, kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan te “Kodra e Diellit” dhe nisën të bastisnin shtëpitë e drejtoreshës Mirlinda Karçanaj (drejtuese e AKSHI), si dhe disa zyrtarëve e biznesmenëve të lidhur me institucionin.

Konkretisht, biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj kanë përdorur dhunën dhe pengmarrjen, për të detyruar Gerond Meçen të tërhiqej nga gara për disa procedura prokurimi, sepse mund të shpallej fitues, përcjellë newsbomb.al.

Gerond Meçe u mor peng për tenderat në AKSHI, por kompania e

Binzesmeni Gerond Meçe

Mirëpo, Gerond Meçe dhe një nga tre kompanitë e tij, rezulton se deri në vitin 2023 ka fituar më shumë se 2 miliardë e 500 milionë lekë nga tenderat publikë.

Bëhet fjalë për kompaninë “Advanced Business Solutions”, e cila nga të dhënat e publikuara në databazën antikorrupsion “Open Data Albania”, rezulton se e vetme dhe në bashkëpunim me kompani të tjera, ka fituar nga shteti shqiptar më shumë se 2 miliardë e 500 milionë lekë kontrata publike.

Kontrata Publike – Qeverisja Vendore

1- i vetëm Advanced Business Solutions – 13 621 600,00 lekë

2- në bashkëpunim me JV A.B.S SHPK-INTRACOM TELECOM ALBANIA SHA – 28 850 000,00 lekë

Kontrata Publike – Sektori Ndermarrje Publike

1- i vetëm Advanced Business Solutions – 56 388 950,00 lekë

2- në bashkëpunim me ALBAELETTRICA SHPK – 30 412 500,00 lekë

3- në bashkëpunim me “REAL COM” sh.p.k – 88 468 800,00 lekë

4- në bashkëpunim me JV A.B.S SHPK-INTRACOM TELECOM ALBANIA SHA – 28 850 000,00 lekë

Ajo që tërheq më tepër vëmendjen me këtë kompani është se është se kur është themeluar në vitin 2002 nga Shegush Meçe, kapitali ishte 100 mije leke. Në vitin 2009, një vit para se Shegush Meçe t’ia dhuronte aksionet dhe kompaninë djalit, Gerondit, kapitali është rritur në 160 milionë lekë të vjetra.

Gerond Meçe u mor peng për tenderat në AKSHI, por kompania e

Kapitali i kompanise se Gerond Meçes ne vitin 2025

Më datë 15.03.2010, me anë të kontratës së dhurimit, Shegush Meçe dhuron 100% të kapitalit në favor të të birit Gerond Meçe dhe largohet si ortak, ndërsa Gerond Meçe bëhet ortak i vetëm i shoqërisë Advanced Business Solutions.

Këtu, nis edhe rritja e Gerond Meçes dhe kompanisë që i trashëgoi babai. Nga viti 2010 deri në vitin 2025, kompania Advanced Business Solutions e 100-fishon kapitalin nga 100 milionë lekë të vjetra, në 10 miliardë lekë të vjetra.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT