“I thyet këmbën, thirrni ambulancën”/ Përplasje dhe tensione mes policisë dhe protestuesve të Adriatik Lapajt përpara kryeministrisë

Protesta e organizuar nga Adriatik Lapaj para godinës së qeverisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje të qytetarëve me policinë.

Policia ka larguar Adriatik Lapaj nga trotuari ndërsa ky i fundit pretendon se një qytetar është dhunuar nga efektivët.

Sipas raportimeve në media, qytetarit i është thyer këmba gjatë përplasjes me policinë përpara kryeministrisë.

Një prej tyre mes turmës u dëgjua të kërkonte ambulancën pasi personit që iu thye këmba thotë se ka probleme edhe me zemrën.

Ndërkohë në orën 18:00 pritet që Partia Demokratike të “zbresë” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT