Ilir Meta i mprehtë në sallën e gjyqit, avokati rrëfen prapaskenat se si presidenti i kapi në “gabim” prokurorët

Është shtyrë sërish seanca ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Shkak për shtyrjen janë bërë problematikat e konstatuara në materialet e paraqitura nga organi i akuzës, të cilat sipas asaj që avokati Kujtim Cakrani pohoi nuk përputhen me provat fizike që duhet të ishin depozituar në Gjykatë.
Shkurtimisht për mediat avokati i Metës ka vënë në dukje se elementët e përfshirë në kërkesën e prokurorëve nuk shoqërohen me dokumentacionin dhe provat materiale përkatëse, duke e konsideruar procesin të ndërtuar mbi baza të dobëta.
“Pas leximit të tyre Meta konstatoi se ndryshe është përpiluar kërkesa për kalimin në gjyq dhe ato prova nuk janë të evidentuara fizikisht dhe kjo bëri që seanca. Prokurorët ndryshe shkruajnë në kërkesë dhe nuk i kanë prova fizike që ti paraqesin në Gjykatë.
Këtë e kemi kapur, e kemi konstatuar dhe tani jemi në pritje të seancës dhe besojmë që kjo seancë të përfundojë ashtu si dhe kanë përfunduar të tjerat që janë të montuara politikisht”, tha ai, teksa më tej bëri me dije se në ditët ë vijim do të pataqesin prova shtesë pranë GJKKO-së përfshirë edhe raportin më të fundit të Avokatit të Popullit, i cili trajton mënyrën se si është ndjekur çështja ndaj Metës.
Sipas avokatit, ky raport forcon pretendimin për një proces me prapavijë politike.
Pjesë nga fjala e Kujtim Cakranit:
Pas leximit të tyre Meta konstatoi se ndryshe është përpiluar kërkesa për kalimin në gjyq dhe ato prova nuk janë të evidentuara fizikisht dhe kjo bëri që seanca. Prokurorët ndryshe shkruajnë në kërkesë dhe nuk i kanë prova fizike që ti paraqesin në Gjykatë.
Këtë e kemi kapur, e kemi konstatuar dhe tani jemi në pritje të seancës dhe besojmë që kjo seancë të përfundojë ashtu si dhe kanë përfunduar të tjerat që janë të montuara politikisht.
Ne nesër do paraqesim në GJKKO disa prova shtesë, që është dhe raporti i fundit i Avokatit të Popullit i cili ka konstatuar se ndaj Metës po përdoret një persekutim politik, besoj se Gjykata brenda këtij viti të shprehet dhe atje kemi një shpresë për një vendimmarrje nëse Gjykata do të ngrihet në lartësinë e duhur.