Ka kaluar gjashtë herë kancerin e lëkurës, Hugh Jackman ka një këshillë për të gjithë

Hugh Jackman po u rekomandon njerëzve të mos i ndahen kremit mbrojtës të diellit pasi ai vetë ka kaluar disa herë kancerin e lëkurës.

Në një intervistë të fundit, 57-vjeçari rrëfeu përjetimin e tij dhe paralajmëroi se njerëzit duhet të tregohen më të kujdesshëm kur ekspozohen në diell.

“Kam pasur gjashtë kancerë në lëkurë. Ka tre lloje. Melanoma, më e keqja. Qeliza skuamoze, aspak e mirë. Kam pasur vetëm qeliza bazale.”

Sipas Fondacionit për Kancerin e Lëkurës, karcinoma e qelizës bazale është trajta më e zakonshme e kancerit të lëkurës që shkaktohet nga “rritja anormale, e pakontrolluar e qelizave bazale” dhe mund të kurohet kur trajtohet shpejt.

“Askush nuk ka vdekur në historinë e planetit, por është kancer dhe rritet. Nëse nuk e heq, shkon në kockë dhe më pas duhet të heqësh kockën.”

Aktori tha se doktori i shpjegoi që me gjasë mund të diagnostikohet disa herë me kancer lëkure për shkak të ndryshimeve të sistemit imunitar që ndodhin me moshën.

“Kanceri në lëkurë ndodh 25 vite para se të ndodhë kanceri. Ai tha se mund të ketë qenë një herë kur je djegur shumë keq. Veç një. Sigurisht, duke u rritur në Australi, kam pasur gjithnjë risk të lartë. Por të gjithë duhet të kontrollohen. Mendoj se është kanceri më i parandalueshëm.”

“Edhe pas të parit, mendoja ah, por prapë do të ishte mirë të nxihesha pak kur të iki. Tani them ç’më thoshte mendja? Je një idiot… ji lëkurëzbehti. Kujt i intereson?”, përmbylli ai.

Jackman ka thënë më parë se pasi hoqi katër kancerë lëkure, shkon te mjeku çdo tre muaj për kontroll.

Back to top button