“Kafshët dalin nëpër TV dhe flasin pa pikë përgjegjësie!” Braçe apel prindërve për vaksinimin e fëmijëve: Mos dëgjoni idiotët, por mjekët

Deputeti socialist Erion Braçe, përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë apel për ata prindër që janë skeptikë në vaksinimin ose jo të fëmijëve të tyre, për shkak të disa teorive që qarkullojnë të cilat theksojnë se “fëmjët e vaksinuar do kenë probleme”.
Braçe ka ndarë rastet e dy fëmijëve të shtruar në pediatrinë e QSUT, prindërit e të cilëve ua kanë ndërprerë vaksinat. Deputeti është shprehur se njëri prej fëmijëve ka rezultuar me fruth, për të cilin në fakt ka vaksinë, por fëmijës tashmë 3 vjeçar, i janë ndërprerë vaksinat që pas 6 mujorit të parë të jetës.
Ai fajëson, hipoteza që fliten nëpër ekrane nga persona të ndryshëm të cilët në fakt nuk janë specialist.
“Kafshët që dalin nëpër media online e TV dhe flasin pa pikën e përgjegjësisë dhe dijes e njohurisë për vaksinat e vaksinimin po ju vrasin fëmijët, po ju dëmtojnë fëmijët. Po ua lënë me pasoja të rënda. Kalendari i vaksinimit ka shpëtuar jetë pafund e ka mbrojtur fëmijë e breza të tërë. Mos dëgjoni idiotët, por mjekët”, thotë ai teksa u bën apel edhe njëher prindërve ti vaksinojnë fëmijët.
Erion Braçe: “Po ndodh diçka me fëmijët që më duket shumë e rëndë. Po ndjek dy raste në pediatri. Të vështira prej 10 ditësh temperaturë e lartë dhe shqetësime shëndetësore të tjera. E dini çfarë mësova që njëri prej fëmijve ishte me fruth. Për këtë ka vaksinë. Ashtu edhe tjetri. Ndërkohë që mjeket që po i ndjekin thonë se edhe se janë vetëm 3 vjeç, një prej fëmijëve e ka mbyllur kalendarin e vaksinimit në 6 muajt e parë të jetës. Prindërit s’i kanë çuar më të ndjekur kalendarin e vaksinimit që 6 muajsh, fruthi luftohet përmes vaksinës.
Mungesa e saj ka shkaktua këtë gjendje dhe pasoja. Kafshët që dalin nëpër media online e TV dhe flasin pa pikën e përgjegjësisë dhe dijes e njohurisë për vaksinat e vaksinimin po ju vrasin fëmijët, po ju dëmtojnë fëmijët. Po ua lënë me pasoja të rënda. Kalendari i vaksinimit ka shpëtuar jetë pafund e ka mbrojtur fëmijë e breza të tërë. Mos dëgjoni idiotët, por mjekët. Idiotët po iu bëjnë dëm fëmijët tuaj. Zbatoni kalendarin e vaksinimit. Në fund fare a e kuptoni sesa po shpenzoni tani. Një vaksinë falas për fëmijët tuaj”