“Kam FOTO-t e tua! Nëse nuk më takon, do i publikoj”, zbardhet dëshmia e 19-vjeçares që u abuzua nga polici: Më shantazhoi me sms në WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë nga abuzimi seksual i një 19-vjeçareje nga oficeri i policisë Jetmir Uta në Dibër.

Në dëshminë e dhënë para policisë, e reja ka deklaruar se është shantazhuar përmes aplikacionit WhatsApp, ku efektivi i ka shkruajtur se ka foto dhe video të saj dhe se nëse nuk do e takonte, ai do t’i publikonte.

“Nuk e njihja, më shkroi në whatsapp një person me këtë numër (që i përket policit), ku më thotë ‘kam video dhe foto të tuat’, nëse nuk më takon, do t’i publikoj.”, mësohet të ketë thënë e reja.

Kjo ishte arsyeja, pse e reja u nda me të motrën dhe hipi në makinën e oficerit. Dy ditë pas abuzimit, vajza është paraqitur me të ëmën në komisariat dhe ka kryer denoncimin.

Ndërsa oficeri i policisë, Jetmir Uta raportohet se ka refuzuar të flasë zyrtarisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT