Kamionisti hero u shpëton jetën tre të rinjve në Skrapar, shmang tragjedinë me një litar (PAMJE)

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Skrapar, ku mjeti me tre të rinj ka dalë nga rruga duke rrezikuar të përfundonte në lumë.

Ngjarja do të kishte marrë përmasa tragjike, nëse në vendngjarje nuk do të ndodhej rastësisht një kamionist. Jetnor Merko, nga Korça, i cili po udhëtonte në të njëjtin aks në momentin e aksidentit, ka reaguar menjëherë duke ndërhyrë për të shpëtuar të rinjtë.

Kamionisti hero u shpëton jetën tre të rinjve në Skrapar,

Pamje nga vendi i ngjarjes

Ai ka lidhur një litar të fortë në kamionin e tij dhe ka mbajtur automjetin e aksidentuar, duke e penguar të rrëshqiste më tej, deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse. Falë këtij reagimi të menjëhershëm të kamionistit, tre të rinjtë u nxorën të sigurt nga mjeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT