“Kampion, kokën lart!” Nga Noizy te Çiljeta dhe Albana Osmani, VIP-at urojnë Erion Veliajn për ditëlindjen: Forca, edhe pak! Zoti do të jetë me ty deri në fund

Ndonëse ky 46-vjetor e gjeti në qeli, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka qenë aspak i vetëm! Figura të njohura të artit, medias dhe jetës publike shqiptare, kanë zgjedhur që ta urojnë atë publikisht, duke i treguar sërish që e mbështesin.

Në rrjetet sociale, në një postim të bërë nga vetë Veliaj, kanë vëshuar urimet për kryebashkiakun e Tiranës. Mes tyre spikasim emra të njohur si Çiljeta Xhilaga, e cila shkruan: “Edhe 100 lal, forca dhe pak”.

Edhe Anxhela Peristeri i është bashkuar urimeve me fjalët: “Edhe 100 lali Eri ”, ndërsa Ilni̇sa Agolli, shkruan: “Happy birthday laliiii jonë “.

Një urim nuk ka munguar edhe nga reperi Noizy i cili e ka inkurajuar dhe i ka dhënë forcë në këto momente të vështira për Veliajn, i cili prej shkurtit të këtij vitit ndodhet në qeli.

 “Edhe 100 tjera champ, kokën lart”, shkruan Noizy.

Një nga urimet më special mund të themi që është ai i Albana Osmanit e cila shkruan se Zoti do të jetë me të deri në fund dhe i uron të kthehet mes familjes për të festuar.

“Kampion, kokën lart!” Nga Noizy te Çiljeta dhe Albana

Back to top button
LAJMET E FUNDIT