Klevis Balliu i shkoi Ramës në Surrel për ta rrëzuar, Sali Berisha feston në Elbasan, demokratët ja marrin valles para tij (PAMJE)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zgjodhi qytetin e Elbasanit për të darkuar me demokratët. Ata u mblodhën në një nga lokalet e këtij qyteti ku dhe kërcyen dhe festuan për përmbylljen e këtij viti.

Atmosfera festive u krijua mes muzikës dhe kërcimeve, ku deputeti Blendi Himçi dhe simpatizantë demokratë u bashkuan në valle nën tingujt e këngës së Fatmira Braçanit, një “himn” që është kthyer tanimë për Sali Berishën.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme Berisha është shfaqur i buzëqeshur, teksa shihte demokratët duke kërcyer para tij.

Pak para këtij takimi, Berisha ndodhej në qytetin e Korçës ku dhe zhvilloi një takim me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike. Më pas gjatë rrugës për në Tiranë ai u ndal në qytetin e Elbasanit, për të konsumuar darkën dhe për të festuar, ndërkohë që një pjesë e demokratëve, me në krye Klevis Balliun, i shkuan Edi Ramës në Surrel për t’i bërë thirrje që të dorëzojë qeverinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT