Kontroll për mbajtësit e “green card”, presidenti amerikan kërkon rishikim pas sulmit me armë

Administrata Trump ka thënë se do të rishqyrtojë kartat e gjelbra të lëshuara për individët që kanë emigruar në SHBA nga 19 vende pwrfshirw Afganistanin, Kubën, Haitin, Iranin, Somalinë dhe Venezuelën.

Kreu i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së, Joseph Edlow, tha se presidenti e kishte udhëzuar atë të kryente “një rishqyrtim të plotë dhe rigoroz të çdo karte jeshile për çdo të huaj nga çdo vend shqetësues”.

Njoftimi vjen pas ngjarjes kur një shtetas afgan dyshohet se qëlloi dy ushtarë të Gardës Kombëtare në Uashington DC të mërkurën, duke i plagosur rëndë të dy.

I dyshuari, Rahmanullah Lakanwal, erdhi në SHBA në vitin 2021 sipas një programi që ofronte mbrojtje të posaçme për imigracionin për afganët pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani. Presidenti Donald Trump tha se të shtënat nënvizuan një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 ditën e djeshme (sipas orës lokale) teksa plumbat u derdhën mbi dy ushtarakët në qendër të Uashingtonit, pak metra larg Shtëpisë së Bardhë. Ndihmësshefi i Policisë Metropolitane, Jeff Carroll, tha se i dyshuari “erdhi nga cepi” dhe “filloi menjëherë të qëllonte”, duke shtuar se ushtarët ishin “zënë në pritë”.

Sarah Beckstrom, 20 vjeç, dhe Andrew Wolfe, 24 vjeç janë dy të rinjtë, të cilët aktualisht ndodhen në gjendje kritike për jetën pas të shtënave. Autori nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë ndërsa dyshohet për një sulm të mirëmenduar nga ana e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT